Teksa ishte sërish tek Teatri Kombëtar në mbështetje të një pjese të artistëve që nuk duan shembjen e godines ekzistuese, Monika Kryemadhi u pyet edhe për fatin e protestes së banorëve të Unazës së Re, të cilët pavarësisht se morën premtim nga opozita se shtëpijat nuk do tiu prisheshin kurrë, në fakt ndodhi e kundërta.

Megjithatë Kryemadhi mendon se kauza e Unazës së Re nuk dështoi pasi janë prishur shumë pak shtëpia, edhe ato me dokumenta.

T’ju sqaroj përsëri, se unë e kam sqaruar edhe dje, kauza e Unazës së Re nuk dështoi, përkundrazi ju keni harruar të kujtoni që Bashkia e Tiranës me Drejtorinë e Përgjithshme të rrugëve e njollosën me kryqin nazist, me kryqin e etiketimit të racizmit që mbahet mend në të gjithë njerëzimin, 960 godina dhe sot janë prishur vetëm 16 godina të cilat kanë marrë dëmshpërblimin dhe janë rreth rrotullimit të sheshit “Shqiponja” dhe disa prerje të pjesshme të godinave që kanë të bëjnë me zgjerimin e rrugës së Unazës së Re, pra ai projekt që edhe vetë banorët e kanë ditur, ku pjesa më e madhe e tyre kanë marrë kompensimin financiar.Për ato familje që i kanë patur të pa legalizuara sigurisht që janë në procese gjyqësore, ku kanë fituar shkallën e parë, por për shkak të pandemisë dhe dosjeve të shumta që kanë Gjykatat e Apelit janë në një radhë të gjatë dhe ne i kemi ndjekur, sepse ne nuk kemi ndjekur vetëm politikisht me deklarata politike, por ne i kemi ndjekur hap pas hapi të gjithë problematikën që nuk ka të bëjë vetëm më korrupsionin 40 milionë eurove të Unazës së Re, por kemi ndjekur dhe ndihmën për shumë familjarë apo individë që nuk arrin dot të merrnin kompensimin sipas çmimeve të tregut që normalisht siç ndodh në çdo vend demokratik, kështu që unë nuk e shikoj ashtu, por ajo shikohet si një propagandë, ku kryetari i bashkisë mundohet t’ja rekomandoj njerëzve që historia e Unazës së Re është një histori suksesi, përkundrazi.

Kryemadhi shton se Unaza e Re është një histori korrupsioni e se protesta ia arriti qëllimit për të mos lejuar spostimin e shtratit të Lanës që prishte shumë shtëpi të tjera.

 Historia e Unazës së Re është një histori korrupsioni ku një rrugë me 2 kilometra donin ta bënin me 40 milionë euro dhe tjetra është historia e dështimit të tyre dhe historia e makrabitetit politik ose edhe njerëzor se si një bashki dhe një qeveri shkatërron 960 shtëpi banimi deh nxjerr në rrugë mbi 1000 familje për arsye se do të ndërtojë pallate në bashkëpunim me disa deputetë dhe ministra të qeverisë së saj, kështu që mendoj se faza e parë e protestës së Unazës së Re ja ka arritur qëllimin duke mos lejuar spostimin e shtratit të Lanës që prishte shumë shtëpi dhe duke mos lejuar se kishte zgjerimin e rrugës nga ana e 21 dhjetorit për ta zgjeruar rrugën me 70 metra gjerësi, kur sot aktualisht nuk ka ndodhur ky proces edhe pse korrupsioni aty vazhdon dhe Prokuroria nuk ka asnjë masë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *