Akoma merrni një aspirinë çdo ditë për të shmangur sulmet në zemër? Ndoshta duhet të lexoni përmbledhjen e re që kanë publikuar ekspertët.

Aspirina është ende një nga ilaçet më të përdorura në botë, edhe pse nuk rekomandohet më si parandaluese nga shumë autoritete shëndetësore.

Nuk ka prova që aspirina me dozë të ulët, më pak se 325 miligram në ditë, duhet të merret nga shumica e të rriturve me shëndet të mirë kardiovaskular, sipas një përmbledhjeje të re të hulumtimeve ekzistuese u botua të mërkurën në “British Journal of Clinical Pharmacology”.

Rishikimi, i cili u përqëndrua në rreziqet dhe përfitimet e aspirinës ditore me dozë të ulët, zbuloi se me përdorimin e saj më shumë rritet rreziku i gjakderdhjes për shkak të hollimit të gjakut sesa ka përfitime.

Kjo analizë e fundit, e cila shqyrtoi 67 studime, zbuloi se përdorimi i aspirinës me dozë të ulët tek njerëzit pa sëmundje kardiovaskulare kishte efekte pozitive në këtë aspekt për të parandaluar sulmet në zemër. Por nga ana tjetër, ka një rrezik 47% më të madh të gjakderdhjes.

“Punimi ynë konfirmon se nuk ka asnjë provë për marrjen e aspirinës nga njerëzit e shëndetshëm. Mesazhi ynë është që aspirina me dozë të ulët është e mirë kur keni një gjendje kardiovaskulare”, tha autori i studimit Dr. Lee Smith.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *