Teksa studentët kërkojnë që të ketë një ulje tarifash sepse mësimin po e zhvillojnë online, zëvendës ministri i Arsimit, Olti Rrumbullaku tha se diçka e tillë nuk mund të bëhet.

 

Gjatë një interviste për “Quo Vadis”, ai shpjegoi se nuk mund të ketë ulje tarifash sepse universitetet kanë shpenzimet e tyre.

 

“Kemi diskutuar me universitetet për këtë pjesë. Universitetet kanë shpenzimet e tyre. Shumë nga shpenzimet i kanë paguar në fund të vitit sepse nuk kanë pasur fondet e mjaftueshme për të paguar pedagogët e jashtëm, shpërblimet e pedagogëve. Gjithkush mund të thotë që duhet shkurtuar çmimi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *