Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi u dha fund zërave se do të bëhet kryetare e Bashkisë së Durrësit. Gjatë një lidhjeje me “Skype” për emisionin “7 pa 5” në “Vizion Plus”, Ekonomi tha se nuk ka asgjë të vërtetë në fjalët që kanë qarkulluar në ditët e fundit. Ajo pohoi se ky është një lajm i rremë i sajuar nga ana e opozitës.

 

“Unë jam duke ushtruar detyrën e deputetes, jam në Kuvend, sot shkoj në seancë.”

 

Një ditë më parë, kreu i demokratëve, Lulzim Basha tha para gazetarëve se kryeministri Edi Rama do të vendosë Milva Ekonomin në krye të Bashkisë së Durrësit. Sipas tij, kjo gjë do të bëhet që të firmoset për inceneratorët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *