Prej kësaj të marte, maturantët mund të përzgjedhin 10 degët e preferuara përmes platformës U-Albania, një zgjedhje vendimtare për studimet tyre të larta.
Në këtë proces, çdo kandidat duhet të vendosë degët duke u bazuar në interesat personale, aftësitë dhe rezultatet e maturës shtetërore.
Përzgjedhja do të qëndrojë e hapur nga data 29 korrik deri më 3 gusht, për raundin e parë.
Sistemi është automatik, ndaj maturanti fiton në atë degë ku ka rezultatin më të lartë brenda kuotës dhe eliminohet nga të gjitha preferencat e tjera. Pas përzgjedhjes së degëve, maturantët do të jenë në pritje për shpalljen e rezultateve më 26 gusht.
Nëse maturanti nuk fiton në asnjë nga degët e përzgjedhura në raundin e parë, ai ka të drejtë të aplikojë sërish në raundet e dyta, me 20 deri më 22 shtator.
Pas përfundimit të renditjes së preferencave të tyre, ata që duan të rregjistrohen në degët me provim pranues, duhet të kryejnë dhe pagesën për konkursin, sipas afateve që përcaktohen nga fakultetet përkatëse.
Ndërkohë, të gjitha universitetet kanë publikuar në faqet e tyre zyrtare informacion të detajuar mbi kriteret e pranimit, kuotat dhe koeficientët.
/vizionplus.tv





