Prokuroria e Posaçme ka reaguar në lidhje me marrjen si të pandehur të Plarent Ndrecës.
Në një njoftim bëhet me dije se SPAK i ka komunikuar Ndrecës përmes avokatit, përfundimin e hetimeve.
Lexo edhe :
Ai akuzohet për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
“Duke iu përgjigjur interesit të gjerë publik, ju komunikojmë se më dt.25.10.2024, të pandehurit, Plarent Ndreca, i është komunikuar, përmes avokatit të tij, përfundimi i hetimeve për procedimin penal nr.240/2021 për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal. Më shumë detaje do të vijojnë në një moment të dytë”, njofton SPAK. /vizionplus.tv






