Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në Tiranë në një azil privat në rrugën “Ali Visha”.
Një 78-vjeçar i identifikuar si Zyhdi Shehi ka goditur disa herë me bastun hekuri shokun e tij të dhomës, duke i shkaktuar dëmtime të mëdha. Për pasojë i moshuari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Lexo edhe :
Related Posts
Sipas policisë viktima është Virxhil Vesho, 82 vjeç, i cili ka ndërruar jetë pas goditjeve dhe traumave në pjesën e kokës.
Mësohet se debati ka qenë banal teksa autori i ka kërkuar llogari shokut të dhomës se pse i kishte zënë krevatin. Të dy të moshuarit dyshohet se vuanin nga skleroza.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje ku po kryen hetimet.
Autori i arrestuar është marrë në pyetje, ndërkohë që në pyetje janë marrë gjithashtu edhe pronarët e azilit privat “Ruaje Moshën” si dhe stafi.
Ndërkohë janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë për të ndihmuar hetuesit në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Autori i krimit Zyhdi Shehi është historian. Madje ai vitin e kaluar është shpallur edhe “Qytetar nderi” i Kavajës, ku iu dorëzua titulli nga autoritetet lokale./vizionplus.tv







