Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
27 May 2026
Vizion fokus

Tsipras rikthehet në politikë, ish kreu i Syriza në...

U plagos në Korçë gjatë operacionit antidrogë, Hita viziton...

Ceremonia “Tea Awards 2026”, vlerësohen bashkitë dhe subjektet që...

Bordi publikon çmimet e reja, nafta ulet me 5...

“Shqipëria, një hap më pranë BE-së”, Rama: Kemi thyer...

Dhjetëra të vrarë në Liban ndërsa Izraeli intensifikon sulmet

Berisha mesazh për Kurban Bajramin: Zoti ta kthejë çdo...

Kongresistët amerikanë takohen sot me krerët në Kosovë

Të shtëna me armë zjarri në mes të natës...

43 vite burg grupit të Shullazit, Gjykata e Lartë...

Përgjimet e SPAK “shkundin” Korçën, pse u arrestua avokati i njohur dhe historia e “dy zarfeve”

27 Janar 16:10

Vizionplus.tv ka zbuluar detaje të reja në lidhje me arrestimin me urdhër të SPAK të kreut të Dhomës së Avokatisë së Korçës, Arben Lena, i cili ka ndodhur në kuadër të një operacioni të gjerë për korrupsion në Gjykatën e Korçës, pas arrestimit të dy personave për trafik klandestinësh.

Njëri prej tyre akuzohej për trafikimin e tyre dhe tjetri për “moskallëzim krimi”.

Lexo edhe :

Related Posts

Akuza për ndikim të paligjshëm te gjyqtarët, Gjykata rrëzon kërkesën e avokatit Arben Lena
Akuzohet për ndikim të paligjshëm te gjyqtarët, lihet në burg avokati Arben Lena
EMRAT/ 5 mijë euro gjykatës për të liruar të burgosurin në Korçë, SPAK lë në burg 3 nga 5 të arrestuarit
EMRAT/ 5 mijë euro gjykatës për të liruar të burgosurin në Korçë, SPAK lëshon 5 urdhër arreste

Burime bëjnë me dije se ndërkohë që ish-asistentja e Lenës ishte nën përgjim nga SPAK, ajo e ka telefonuar atë duke e pyetur në lidhje me dy zarfe që ndodheshin në zyrë.

Gjatë komunikimit, asistentja është udhëzuar që njërin nga zarfet ta mbajë në zyrë dhe tjetrin, t’ia dorëzoje familjarëve të një të arrestuari, për të cilin Apeli kishte konfirmuar masën e sigurisë “arrest me burg”. SPAK pretendon se ky zarf do të përdorej për të korruptuar një gjyqtar Apeli.

Po pse duhej mbajtur zarfi tjetër në zyrë?

Burime bëjnë me dije se ndërkohë që ishtë nën përgjim, asistentja e Lenës kishte përfaqësuar zyrën e Avokatisë në një seancë gjyqësore ku do të jepej masa e sigurisë për dy persona të arrestuar. Pas seancës, njëri prej tyre pati një masë sigurie më të lehtësuar, kurse tjetri mbeti në burg.

Prokuroria ka dyshime se diskutimi për zarfet lidhet pikërisht me këtë seancë gjyqësore dhe masën e sigurisë.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet pikërisht se zarfi me 5 mijë euro është mbajtur pas lehtësimit të masës së sigurisë për të arrestuarin e parë dhe tjetri iu dorëzua familjarëve, pasi i arrestuari i dytë mbeti në qeli.

Në dhjetor 2023, SPAK urdhëroi arrestimin e pesë personave për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Moskallëzimi i Krimit”, parashikuar nga nenet 245/1, pika 2 dhe 4 e 300 të Kodit Penal.

Mes të arrestuarve është edhe ish-asistentja e Lenës.  

Ngjarja ka tronditur Gjykatën e Korçës, ndërsa hetimet vijojnë edhe pas arrestimit të Arben Lenës.  

Njoftimi i SPAK në dhjetor 2023

Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasit D. K., N. H., N. J., B. K. dhe A. K., në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” në formën e kërkimit të përfitimit të parregullt të një shume prej 5000 (pesë mijë) eurosh me qëllim ushtrimin e ndikimit në Gjykatën e Apelit Korçë për zbutjen e masës së sigurimit të shtetasit B. K., i cili hetohej per veprën penale te parashikuar nga neni 298 i K. Penal. Shtetasi D.T., dyshohet se ka kryer veprën penale të “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i K. Penal. /vizionplus.tv 

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Vendi

Nga e njëjta kategori

Miliona pelegrinë në Mekë, Kurban Bajrami shënon mbylljen e ritualit të Haxhit

më shumë...

U plagos në Korçë gjatë operacionit antidrogë, Hita viziton në spital efektivin e plagosur: Misioni ka rrezikun e vet, keni përkrahjen time

më shumë...

Arti në zi, ndahet nga jeta mjeshtri i restaurimit të ikonografisë shqiptare

më shumë...

Ceremonia “Tea Awards 2026”, vlerësohen bashkitë dhe subjektet që kanë kontribuuar më shumë për turizmin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:21

Haxhiu me kongresistët amerikanë: NATO-ja, siguri afatgjatë...

1:11

Tsipras rikthehet në politikë, ish kreu i...

1:05

Miliona pelegrinë në Mekë, Kurban Bajrami shënon...

12:42

U plagos në Korçë gjatë operacionit antidrogë,...

12:15

Arti në zi, ndahet nga jeta mjeshtri...

11:58

Ceremonia “Tea Awards 2026”, vlerësohen bashkitë dhe...

11:42

Bordi publikon çmimet e reja, nafta ulet...

11:34

“Shqipëria, një hap më pranë BE-së”, Rama:...

11:29

5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve...

11:18

Dhjetëra të vrarë në Liban ndërsa Izraeli...

10:51

Berisha mesazh për Kurban Bajramin: Zoti ta...

10:26

Ekspozimi në diell, problematikat e lëkurës të...

10:23

Kongresistët amerikanë takohen sot me krerët në...

10:10

Të shtëna me armë zjarri në mes...

10:06

Punonjësi i Gardës i jep fund jetës...

10:03

43 vite burg grupit të Shullazit, Gjykata...

10:00

Shqiptari në Greqi i ngacmoi seksualisht partneren,...

9:39

Një i vdekur dhe nëntë të zhdukur...

Falja e namazit në Fier
8:36

Kurban Bajrami festohet në mbarë vendin, besimtarët...

8:24

DETAJE/ Trafikanti në Korçë përplasi makinën e...

Më të klikuarat

  • Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi
  • Shtetasi italian Francesco Diviesti Pesë plumba nga dy armë, vrasja e italianit “çmontoi” grupin...
  • “S’mund të ketë bashkëpunëtor drejtësie për një akside...
  • Rama në Bruksel: Shqipëria fanatike e BE, nuk ndiejmë kënaqë...
  • “Puna e Shqipërisë për 10 vite ka dhënë rezultat”...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.