Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
24 May 2026
Vizion fokus

Presidenti iranian: Nuk synojmë armë bërthamore, por nuk bëjmë...

Von der Leyen: Përparim në bisedimet SHBA-Iran, të rihapet...

Shtëpitë në shitje edhe me kripto, ekspertët: Paguhen më...

Berisha “justifikon” fitoren, kreu i PD: U votua me...

Marrëveshja SHBA-Iran, Von der Leyen: Evropa do të ndihmojë...

Ishte shpallur në kërkim për zjarrin në tregun e...

Rubio: Lajme të mira sa i përket Iranit mund...

Alkool, drogë dhe telefona, sërish kontrolle në burgun e...

Rama: Shqipëria, në BE në 2030! molotovarët tentuan të...

Shpërthim me tritol në rrethimin e jashtëm të një...

Johnson: Do të ishte një katastrofë nëse Putini do të fitonte luftën

18 Qershor 15:54

Kryeministri britanik tha të shtunën se Perëndimi duhet të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të rimarrë territorin e pushtuar nga forcat ruse në rajonin e Donbasit. Komentet zoti Johnson i bëri pas kthimit nga një vizitë e papritur në Kiev.

 

Po sot ushtria ukrainase njoftoi se operacionet ushtarake ruse janë përqëndruar pikërisht në qytetet e rajonit të Donbasit, ndërsa vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës civile. Ndërkaq, Presidenti Zelenskyy u shfaq në video duke vizituar qytetin Mykolaiv dhe duke dekoruar ushtarët ukrainas në frontin jugor të luftës.

 

Duke folur me gazetarët pas kthimit nga një vizitë e paparalajmëruar në Kiev, Kryeministri britanik Boris Johnson tha të shtunën se Perëndimi duhet të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të rimarrë territorin e kapur nga Rusia.

 

“Do të ishte një katastrofë nëse Putini fiton. Do të ishte një katastrofë nëse do të siguronte lidhjen tokësore me qytetet që ka kapur në jug, për të mbajtur rajonin Donbas. Kjo është çfarë ai dëshiron. Ai do që të jetë në gjendje të thotë se: Kemi Melitopolin, Berdyanskin, Mariupolin dhe të gjithë brezin jugor. Kemi Khersonin dhe së shpejti të gjithë Donbasin. Kjo është çfarë ai do të dëshironte më së shumti. Një konflikt të ngrirë, një armëpushim, siç ndodhi në 2014-ën. Për të, kjo do të ishte një fitore e jashtëzakonshme dhe do t’i krijonte ankth Britanisë dhe qeverive në mbarë botën. Do të ishte shkatërrimtare, pasi do të kishim një situatë ku Putini do të konsolidonte avantazhin dhe do të fillonte një tjetër sulm”, tha kryeministri britanik.

 

Ndërkaq Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy njoftoi se kishte vizituar ushtarët në vijën e frontit jugor në rajonin Mykolaiv, por pa dhënë detaje se kur. Mykolaivi ishte ndër zonat ku forcat ruse mbërritën fillimisht në muajin mars, por të cilat u zmbrapsën drejt pjesëve lindore dhe jugore, ku luftimet vazhdojnë.

 

Ushtria ukrainase konfirmoi të shtunën se forcat ruse po i përqëndrojnë përpjekjet në qytetet Sievierodonetsk dhe Bakhmut. Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Shtupun, tha se përpjekjet e forcave ruse për të përmirësuar pozicionin taktik nuk kishin qenë të suksesshme, ndërsa vazhdojnë të godasin infrastrukturën civile.

 

“Armiku vazhdon të pësojë humbje në njerëz dhe paisje. Sipas informacionit të ditëve të fundit, njësitë mbrojtëse të Ukrainës shkatërruan të paktën 30 njësi të ndryshme me paisje dhe armatime”, tha zoti Shtupun.

 

Rusia thotë se ka marrë gati gjysmën e Donjetskut dhe pothuajse të gjithë rajonin Luhansk, dy pjesët përbërëse të Donbasit. Qyteti Sievierodonetsk dhe fshatrat përreth përbëjnë xhepin e fundit të rezistencës ukrainase në rajonin Luhansk./VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Boris Johnson fitorre Katastrofe lufte Putin

Nga e njëjta kategori

Presidenti iranian: Nuk synojmë armë bërthamore, por nuk bëjmë kompromis me dinjitetin e vendit

më shumë...

Von der Leyen: Përparim në bisedimet SHBA-Iran, të rihapet plotësisht Hormuzi

më shumë...

Shtëpitë në shitje edhe me kripto, ekspertët: Paguhen më pak taksa, tërhiqen më shumë blerës të huaj

më shumë...

Marrëveshja SHBA-Iran, Von der Leyen: Evropa do të ndihmojë në punën drejt një zgjidhjeje diplomatike

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:40

“Fest në sokak” në Gjirokastër, pesë ditë...

4:18

Presidenti iranian: Nuk synojmë armë bërthamore, por...

3:55

Von der Leyen: Përparim në bisedimet SHBA-Iran,...

3:05

Restaurohet “Nënë Tereza”, shtatorja në Qafë-Thanë kishte...

2:59

Kurset mbingarkojnë fëmijët, shumë prej tyre detyrohen...

2:46

Shtëpitë në shitje edhe me kripto, ekspertët:...

2:23

Berisha “justifikon” fitoren, kreu i PD: U...

1:52

Marrëveshja SHBA-Iran, Von der Leyen: Evropa do...

1:17

Ishte shpallur në kërkim për zjarrin në...

12:58

Rubio: Lajme të mira sa i përket...

12:23

Alkool, drogë dhe telefona, sërish kontrolle në...

12:15

“Dy vite pa ty”, dedikimi prekës i...

11:54

Rama: Shqipëria, në BE në 2030! molotovarët...

11:25

8 gjëra që na sikletosin në shtëpinë...

10:59

Shpërthim me tritol në rrethimin e jashtëm...

10:40

Trump: Marrëveshja e paqes me Iranin është...

10:24

Nën efektin e alkolit i drejtoi armën...

9:54

Plagoset me armë 17-vjeçari, ngjarja ndodhi aksidentalisht...

9:38

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë

9:29

Emigranti vdes nga asfiksia, një tjetër punëtor...

Më të klikuarat

  • Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur
  • “Dy vite pa ty”, dedikimi prekës i Agron Llakajt për bashkës...
  • Nën efektin e alkolit i drejtoi armën shokut në kokë, detaje...
  • Donald Trump reagon pas sulmit pranë Shtëpisë së Bardhë: 21-...
  • I vetëm në garë, Sali Berisha rikonfirmohet në krye të PD-së...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.