Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
24 May 2026
Vizion fokus

Shpërthim me tritol në rrethimin e jashtëm të një...

Trump: Marrëveshja e paqes me Iranin është “gjerësisht e...

Nën efektin e alkolit i drejtoi armën shokut në...

Plagosi pa dashje shokun17 vjeç në mes të natës,...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë

Zjarr në një ambient magazinash në Durrës, humb jetën...

Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama: Më 26 maj vulosim fazën...

Donald Trump reagon pas sulmit pranë Shtëpisë së Bardhë:...

Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev,...

Sulm me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, autori vritet...

Abazoviç konfirmon: Kemi rënë dakord për qeverinë e re

20 Prill 15:18

Mandatari për postin e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha se javën e ardhshme, pas kremtimeve të Pashkëve, pritet të votohet qeveria e 43-të e vendit të vogël ballkanik.

 

Në një konferencë me gazetarë, zoti Abazoviq tha se tashmë ka siguruar mbështetjen e 46 deputetëve të parlamentit 81 vendesh.

 

“Nuk e arritëm numrin magjik 49, por mund të themi se rrallëherë ka ndodhur që një qeveri të mbështetet nga 46 deputetë. Kjo nuk do të thotë se dera është e mbyllur për askënd, por disa subjekte nuk treguan konstruktivitet”, tha ai.

 

Zoti Abazoviq tha se qeveria e re që pritet të votohet pas kremtimeve me rastin e Pashkëve, duhet të ketë katër nënkryetarë dhe 20 ministri, nga të cilat, dy do të jenë pa portofol, detyrat e të cilave do të përcaktohen në seancën e parë të saj.

 

“Qëllimi është të zhbllokojmë Malin e Zi dhe t’i japim shtetit institucionet funksionale për të fituar qëndrueshmëri. Në vend që të grindemi, le të kemi pajtim dhe të përpiqemi të ndërtojmë një perspektivë evropiane. Ne nuk jemi kundër zgjedhjeve, por jemi kundër zgjedhjeve pa institucione”, tha zoti Abazoviq, duke radhitur në mesin e përparësive të qeverisë së tij dialogun e gjerë politik.

 

“Ndër përparësitë normative është marrëveshja për bartësit e funksioneve gjyqësore, vazhdimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe përmbushjen e standardeve të përkohshme, krijimin e një mjedisi të favorshëm për investime të reja dhe ndalimin e largimit të investitorëve ekzistues”, tha ai.

 

Kryetari i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, mori me 3 mars mandatin për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi, gati një muaj pas rrëzimit të qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiç, ku ai shërbente si zëvendëskryeministër.

 

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, tha se “përfaqësuesit e Lëvizjes Qytetare URA dhe partnerët e tij politikë më kanë bindur pa mëdyshje se e kanë shumicën parlamentare për zgjedhjen e qeverisë së 43-të në parlament dhe se për këtë arsye kam marrë vendim që mandatin për formimin e qeverisë t’ia besojë Abazoviqit”.

 

Parlamenti i Malit të Zi, votoi më 4 shkurt për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Krivokapiç, e dalë nga zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të vitit 2020. Në favor të mocionit të mosbesimit votuan 43 deputetë, 11 ishin kundër, ndërsa 27 të tjerë nuk votuan fare.

 

Po në shkurt, parlamenti i Malit të Zi me kërkesën e opozitës, shkarkoi edhe kryetarin e parlamentit, Aleksa Beçiç.

 

Ndryshimet pasuan krizën disamuajshe në marrëdhëniet mes parlamentit dhe qeverisë si dhe brenda vetë qeverisë.

 

Në janar të këtij viti, Lëvizja Qytetare “URA” propozoi modelin e një “qeverisjeje të pakicës”.

 

Sipas zotit Abazoviq, në qeverinë e re nuk do të ketë vend për Frontin Demokratik, që cilësohet si parti pro-serbe dhe pro-ruse por as për Partinë Demokratike të Socialistëve të presidentit aktual Milo Gjukanoviç, e cila ishte më shumë se 3 dekada në pushtet në Malin e Zi.

 

Forcat politike të pakicave e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishme mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për konceptin e qeverisë së pakicës. Ata kanë thënë se kjo mbështetje do të jetë e nevojshme në të ardhmen për zbatimin e reformave dhe përparimin drejt anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian./ Voa

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
abazovic Mali i Zi Qeveria e re

Nga e njëjta kategori

Nën efektin e alkolit i drejtoi armën shokut në kokë, detajet nga ngjarja në Tiranë, si u plagos 17-vjeçari

më shumë...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë

më shumë...

Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama: Më 26 maj vulosim fazën përfundimtare të negociatave

më shumë...

Donald Trump reagon pas sulmit pranë Shtëpisë së Bardhë: 21-vjeçari kishte obsesion me ndërtesën presidenciale

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:25

8 gjëra që na sikletosin në shtëpinë...

10:59

Shpërthim me tritol në rrethimin e jashtëm...

10:40

Trump: Marrëveshja e paqes me Iranin është...

10:24

Nën efektin e alkolit i drejtoi armën...

9:54

Plagosi pa dashje shokun17 vjeç në mes...

9:38

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë

9:29

Zjarr në një ambient magazinash në Durrës,...

9:20

Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama: Më 26 maj...

8:49

Donald Trump reagon pas sulmit pranë Shtëpisë...

8:43

Reshje të lehta dhe temperatura të larta,...

8:40

Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar...

8:19

Sulm me armë pranë Shtëpisë së Bardhë,...

8:15

Horoskopi për ditën e sotme, 24 Maj...

10:36

Dy ushqime të përditshme që mund të...

10:12

Do të udhëheqë demokratët për 4 vitet...

9:57

U rikonfirmua në krye të partisë, Sali...

9:48

I vetëm në garë, Sali Berisha rikonfirmohet...

9:42

Trump thotë se Irani po i afrohet...

9:04

Zgjedhjet brenda PD-së, vijon procesi i numërimit!...

8:15

Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë...

Më të klikuarat

  • Tërmet në Elbasan, lëkundjet e forta shkaktojnë panik te ban...
  • Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur
  • Drejt romancës me Indrin në Ferma VIP? Flet motra e Klevisës...
  • I nxehti afrikan “godet” Europën, paralajmërohen temperatura...
  • “Diluni për zot pëgjegjësive që u janë dhënë”, l...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.