Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
09 June 2026
Vizion fokus

Protesta në Shqipëri, Malaj: E njëjtë si ajo e...

Rama jep lajmin: Shumë shpejt do të sjellim në...

Pse gjithë ky interes nga mediet e huaja për...

“Patriotizmi nuk është tek sharjet ndaj meje”/ Rama: Kur...

Pse po protestohet? Stringa në Quo Vadis: Dy janë...

“Më dashuron dhe mua si Fatosin, por nuk ma...

“Kam gojë unë dhe për flamingot”, Rama: I parkojnë...

Rama: Ne shpallëm lumin e fundit të egër në...

35 vjetori i PS, Rama nga Fieri: Protestuesit kujtojnë...

Aksident në aksin rrugor Maliq-Korçë, plagoset shoferi

Covid/ Testimet në javën e fundit, në nivelin më të ulët vjetor në Shqipëri

7 Dhjetor 11:00

Ndërsa shumë vende të botës gjenden në alarm prej frikës së variantit të ri Omicron të koronavirusit, dhe janë duke shtuar masat shtrënguese, në Shqipëri, në mënyrë të pashpjegueshme testimet kanë ardhur në ulje që prej muajit tetor, duke zbritur javën e fundit (30 nëntor -6 dhjetor) në kuotat më të ulta që që orej gati 13 muajsh.

Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, tregojnë se në 7 ditët e fundit, numri i testimeve ra në një total prej 13781 tamponësh, ose në një mesatare ditore prej 1968 testimesh. Krahasuar me javën pararendëse bëhet fjalë për një tkurrje drastike prej 32.4 përqind. Krahasuar me mesataren ditore në shtator, rënie është dyfish më e thellë, prej 61.5 përqind.

Eshtë pikërisht ulja e numrit të tamponëve që ka sjellë dhe reduktimin, thuajse në të njejtën masë, edhe të rasteve të reja, të cilat në total gjatë javës së fundit zbritën në 2152 të prekur, ose në një mesatare ditore prej 307 të infektuarish. Në Shqipëri, një mesatare e tillë ditore ka qenë dhe në fillim të gushtit, por kur ndërkohë testimet ishin më shumë se dyfishi, mbi 4600 në ditë.

E hëna (6 dhjetor) ishte dita me më pak të infektuar, 172, të identifikuar në 27 bashki të vendit: 78 në Tiranë, 16 në Berat, 11 në Vlorë, 10 në Fier, 6 në Durrës, Gjirokastër, 4 në Kamëz, Lushnje, 3 në Lezhë, Kurbin, Vorë, Mallakastër, Përmet, Kuçovë, 2 në Mirditë, Kavajë, Patos, Selenicë, Sarandë, Tepelenë, 1 në Kukës, Has, Krujë, Dibër, Delvinë, Skrapar, Gramsh.

Që ulja e totalit të të prekurve në javën e fundit, ka qenë pasojë, thjesht dhe vetëm e rënies së testimeve, vërtetohet dhe nga fakti që pozitiviteti jo vetëm nuk është ulur, por ka pësuar një rritje të lehtë me 0.2 pikë përqindje, duke u ngjitur në 15.6 përqind, një nivel shumë i lartë. Në Itali, aktualisht llogaritet në pak më shumë se 3 përqind, ndërsa në Francë, mbi 6 përqind. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Sa i përket fataliteteve, për të 5-ën javë radhazi ishin në ulje. Gjatë javës së fundit, ato thuajse u përgjysmuan, duke zbritur në 23 viktima. Të hënën u njoftua për 5 humbje jete: një qytetar 81 vjeç nga Berati, tre qytetarë nga Tirana 85-91 vjeç, dhe një 90 vjeçar nga Lushnja. Ato duket se reflektojnë një përmirësim të situatës dhe në spitale, ku numri i pacientëve ka rënë, e po ashtu dhe i atyre që trajtohen në terapi intensive. Sipas të dhënave të fundit të ministrisë së Shëndetësisë, në spitalet COVID po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar./Burimi: VOA

Posted Under:
Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
covid 19 Shqipëri Testime

Nga e njëjta kategori

Rama: Ne shpallëm lumin e fundit të egër në Evropë, Park Kombëtar! Nuk jemi si ai që ju la peshqesh Bjeshkve 12 hidrocentrale

më shumë...

35 vjetori i PS, Rama nga Fieri: Protestuesit kujtojnë se kanë botën me vete, por po gënjehen

më shumë...

Aksident në aksin rrugor Maliq-Korçë, plagoset shoferi

më shumë...

Koncerti italian në Marina Orikum, kantautori i njohur Mario Venuti dhuron emocione për publikun vlonjat e jo vetëm

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:04

Protesta në Shqipëri, Malaj: E njëjtë si...

9:43

Rama jep lajmin: Shumë shpejt do të...

9:34

Pse gjithë ky interes nga mediet e...

9:23

“Patriotizmi nuk është tek sharjet ndaj meje”/...

9:13

Pse po protestohet? Stringa në Quo Vadis:...

9:02

“Më dashuron dhe mua si Fatosin, por...

8:59

“Kam gojë unë dhe për flamingot”, Rama:...

8:51

Rama: Ne shpallëm lumin e fundit të...

8:38

35 vjetori i PS, Rama nga Fieri:...

7:55

Aksident në aksin rrugor Maliq-Korçë, plagoset shoferi

7:11

Mbi 7 mijë rrënjë kanabis të zbuluara...

6:51

Britania paralajmëron Kosovën: Bllokada rrezikon mbështetjen ndërkombëtare

6:38

Bylykbashi e Tabaku takojnë gazetarët europianë

6:18

Koncerti italian në Marina Orikum, kantautori i...

6:16

Dita e 10-të e protestës, qytetarët nisin...

6:16

Europol godet rrjetin kriminal në Kosovë, sekuestrohen...

6:12

Kreu i IDF: Sulmi i fundit ndaj...

5:54

Helikopteri ushtarak amerikan rrëzohet pranë Ngushticës së...

5:51

Kërcënime, telefonata dhe “lojë rolesh”, Trump-Netanyahut: Më...

5:31

Ngjarje tronditëse në Çeki, nëna u hedh...

Më të klikuarat

  • “Nuk je shumë mirë, mos ofendo”, gjyshi “kritikon” Sarën, ka...
  • Dibër, furtuna dëmton 10 krerë gjedhë, po ktheheshin nga kul...
  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip 3 një javë par...
  • Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, arrestohet një i dyshuar...
  • Del teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, përjashtohet nga pro...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.