Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
09 June 2026
Vizion fokus

Presidenti libanez: Irani dëshiron të shkatërrojë vendin tonë për...

Operacion në disa zona të Vlorës, ndalohen 5 persona,...

15-vjeçari palestinez vritet nga zjarri i anijeve izraelite

Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Ju na urreni...

Zyrtari amerikan: SHBA nuk i kanë interceptuar raketat iraniane...

Rama-protestuesve: Nuk do e bëjmë Shqipërinë si legjenda e...

FOTO/ 35-vjetori i PS-së në Shkodër, Rama shfaqet me...

Protestat, Rama: PS nuk e ka tradhtuar kurrë interesin...

35 vjetori i PS, Rama nga Shkodra: Do na...

“Zvërneci”/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, marshojnë drejt Kryeministrisë

Patozi: Dueli qesharak Berisha-Basha po bën një shërbim të mirë publik

17 Shtator 19:44

Ish-kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi e quan të ashpër e njëkohësisht qesharak “duelin për dominimin e Partisë Demokratike” mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

 

Mirëpo, sipas tij, ky duel ka vetëm një aspekt pozitiv me dobi publike: “Mund të shërbejë si pika që derdh gotën për një kontigjent opozitarësh për të kuptuar se kjo mbyllje e shëmtuar e një raporti hipokrit mes të dyve është pasojë e një modeli të dështuar politik, që duhet braktisur një orë e më parë.”

 

Patozin vlerëson se krijimi i një poli tjetër opozitar është rruga e vetme për të përfaqësuar atë masë racionale që ndjehen të zhgënjyer nga situata brenda PD-së.

 

“Kam bindjen se rruga e vetme për ta përfaqësuar atë masë racionale njerëzish që refuzojnë qeverinë, por ndjehen të zhgënjyer, tradhtuar, madje edhe të turpëruar nga kacafytja që po ndodh në Partinë Demokratike është krijimi i një poli tjetër opozitar, që të mos ketë asnjë lidhje me atë proces rrënues, që po shtyhet fort sot vetëm për motive personale. Ne nuk kemi nevojë të mblidhemi rrotull ndonjë udhëheqësi të lavdishëm, sepse po e shohim live spektaklin e shëmtuar, që është në fakt humnera, ku të çon ai lloj keqkuptimi. Shqipërisë i duhet një projekt politik që të përbashkojë parti, shoqata apo dhe personazhe të jetës publike, të cilët duhet të angazhohen për një mënyre të re të të bërit politikë, në kostrast të fortë me kryetarokracinë, sëmundjen e rëndë që po gërryen sot Partinë Socialiste në pushtet, dhe Partinë Demokratike, në opozitë. Sipas meje, ai duhet të jetë një forum i hapur, i cili duhet të mirëpresë pa asnjë kufizim çdo element opozitar, që pranon të luftojë për një ndryshim thelbësor të politikërjes në Shqipëri, në bazë të një platforme të thjeshtë transformuese. Natyrisht, kjo është një ftesë që nuk vlen për ushtarët e verbër që janë rreshtuar në njërin prej kampeve ndërluftuese. Të cilët, në rastin më të mirë janë naivët, ose ata që të drejtën e të menduarit dhe të vepruarit ia kanë deleguar pa kushte udhëheqësve ” të pagabueshëm”. Ata thjesht duhen mëshiruar.  Kurse në rastin më të keq janë kockakërkuesit, të cilët nuk kanë asnjë ndjeshmëri tjetër në këtë tokë përveçse llogarisë se duke qëndruar urtë tek cepi mund të presin ndonjë dhuratë nga ai që ka vulën. Këta, sigurisht, janë për t’u përçmuar. Ata mundësisht le ta vazhdojnë pa u ndërprerë luftën e tyre të pakuptimtë se kush e ka udhëheqësin më të fortë, se nuk i prishin punë njeriu, kështu si kanë ardhur punët. Për të mos thënë se bëjnë të kundërtën, bindin edhe dreqin që të neveritet prej “kauzës” së tyre. Kam bindjen e thellë se opozitarët që fusin në punë arsyen dhe logjikën nuk janë pak dhe se ata janë shtuar shumë pas shpërthimit të konfliktit Basha-Berisha, që është ilustrimi më i mirë jo vetëm i degradimit të lidershipit në PD, por edhe i zvetënimit dramatik të të gjithë ambjentit politik në Shqipëri. Dhe vetëm nëse kjo gjë do të realizohet, Edi Rama do të fillojë të vihet në vështirësi, pasi në zgjedhjet e radhës nuk do të ketë përballë vetëm një humbës serial (broken leader, sipas Berishës), të cilin ka treguar se e mund me shpulla, sa herë që i del përpara.”

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Astrit Patozi BD Lulzim Basha Sali berisha

Nga e njëjta kategori

Moza, finalistja e parë e Ferma Vip 3

më shumë...

“Më jep energji negative”, rriten tensionet në Ferma Vip një javë para finales, shtohen debatet dhe akuzat

më shumë...

Kush do të shpallet finalisti i parë? Nis Ferma VIP 3, ndiqeni LIVE në Vizion Plus

më shumë...

Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Ju na urreni pasi strehuam burrat dhe gratë që ju shtypët, ne nuk friksohemi, ne jemi shqiptarë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

12:37

Delet zgjodhën! Kush janë fermerët që do...

12:09

Fermerët “në dorë” të kafshëve, mënyra e...

11:47

Kush është fermerja që u largua nga...

11:34

“Nuk je shumë mirë, mos ofendo”, gjyshi...

10:51

Presidenti libanez: Irani dëshiron të shkatërrojë vendin...

10:39

“Rash në dashuri me zyshën, nuk po...

10:20

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Rezultatet përfundimtare më...

10:00

Moza, finalistja e parë e Ferma Vip...

9:46

“Më jep energji negative”, rriten tensionet në...

9:32

Operacion në disa zona të Vlorës, ndalohen...

9:07

Kush do të shpallet finalisti i parë?...

8:29

15-vjeçari palestinez vritet nga zjarri i anijeve...

8:11

Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Ju...

8:01

Zyrtari amerikan: SHBA nuk i kanë interceptuar...

7:31

Rama-protestuesve: Nuk do e bëjmë Shqipërinë si...

7:06

FOTO/ 35-vjetori i PS-së në Shkodër, Rama...

7:04

Protestat, Rama: PS nuk e ka tradhtuar...

6:50

35 vjetori i PS, Rama nga Shkodra:...

6:36

“Zvërneci”/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, marshojnë...

5:59

Netanyahu: Irani dhe Hezbollahu janë më të...

Më të klikuarat

  • Lajmet e papritura do vendosin gjithçka! Horoskopi javor nga...
  • Sherri në kalçeto! Ky është 39 vjeçari që vrau shokun, polic...
  • Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, humb jetën te Trauma i ri...
  • “Nuk je shumë mirë, mos ofendo”, gjyshi “kritikon” Sarën, ka...
  • Vrasja në Kamëz, identifikohet autori
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.