Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën arrest me burg për Klajdi Dokolin, i akuzuar për pjesmarrje ne vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit më 15 gusht te vitit 2012.
Dokoli akuzohet nga organi i akuzës se ka shërbyer si informator i fisit Çapja në ekzekutimin e babë e bir.
Në seancën e zhvilluar këtë të premte, Klajdi Dokoli mohoi akuzat me argumentin se nuk njeh asnjë anëtar të familjes Çapja.
Por pavarësisht pretendimeve gjykata vendosi ta mbyll në qeli të riun.





