Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
09 June 2026
Vizion fokus

Aksident në aksin rrugor Maliq-Korçë, plagoset shoferi

Mbi 7 mijë rrënjë kanabis të zbuluara në Velipojë,...

Bylykbashi e Tabaku takojnë gazetarët europianë

Dita e 10-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt...

Kreu i IDF: Sulmi i fundit ndaj Iranit ishte...

Helikopteri ushtarak amerikan rrëzohet pranë Ngushticës së Hormuzit

Kërcënime, telefonata dhe “lojë rolesh”, Trump-Netanyahut: Më mirë bëj...

Ngjarje tronditëse në Çeki, nëna u hedh fëmijën e...

Zbulohet plantacion me kanabis në Velipojë, pezullohen drejtues të...

E rëndë, 17-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në Greqi

PD: Numri i testeve për COVID-19 ka rënie drastike, qeveria të rrisë fondet

17 Mars 15:19

Përfaqësuesja e grupit të punës të ngritur nga Partia Demokratike për situatën nga koronavirusi, Mirela Tabaku shprehet se ka konstatuar uljen e numrit të personave që testohen krahasuar me fillimin e javës së kaluar.

 

Gjatë fjalës së saj në selinë blu, Tabaku tha se Shqipëria po shkon në kundërshtim me porositë e dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila këshillon qeveritë për protokollet që duhet të ndjekin për të minimizuar përhapjen e sëmundjes.

 

Sipas saj, numri i personave në Shqipëri që paraqesin ankesa dhe simptoma rritet, ndërsa numri i të testuarve pakësohet.

 

“Dy ditë më parë Partia Demokratike, bazuar në numrin e testeve të bëra, e ngriti këtë problematikë me shumë forcë, pasi të dhënat zyrtare të testimeve tregojnë se numri i tyre është ulur  në mënyrë drastike dhe të pashpjegueshme.  Në 10 mars, një ditë pas konfirmimit të rastit të parë, janë kryer 114 teste. Më 11 mars – 127 teste. Me këtë ritëm është vazhduar deri të premten, kur në 15 mars janë bërë  27 teste, dje vetëm 31 dhe sot u raportua për 42 teste në 24 orët e fundit. Ajo që po ndodh në Shqipëri është se numri i personave që paraqesin ankesa dhe simptoma rritet, ndërsa numri i të testuarve pakësohet. Pyetja e të gjithëve është: çfarë po ndodh? Mungojnë tamponët, mungojnë kitet për t’i analizuar më pas mostrat që merren? Shqiptarët kanë të drejtë ta dinë pse veprojmë kundër këshillave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.  Bazuar nga praktikat më të mira të vendeve të përfshirë nga kjo epidemi, bazuar në atë çfarë OBSH këshillon, duhet që të gjitha masat e marra, të kombinohen me testime të shtuara. Duhen shtuar fondet për tampone, fondet per kite të bërjes së testeve! Duhet nxituar, pasi jemi vonë! Mosveprimi do të ishte një gabim me pasoja të rënda! Duhet bërë gjithçka, duhet mobilizuar çdo fond dhe, sëbashku, të bëjmë çdo gjë për të qenë një hap para krizës, për të qenë sa më efikasë. Nuk ka fjalë më të vlefshme për këtë kohë sesa fjalët e Drejtorit të OBSH-së: Testoni, testoni, testoni!”

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
koronavirus Mirela Tabaku PD Testime

Nga e njëjta kategori

Mbi 7 mijë rrënjë kanabis të zbuluara në Velipojë, reagon ministri Lamallari: Lufta kundër narkotikëve, prioriteti ynë i pandryshueshëm

më shumë...

Bylykbashi e Tabaku takojnë gazetarët europianë

më shumë...

Dita e 10-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

më shumë...

Zbulohet plantacion me kanabis në Velipojë, pezullohen drejtues të Policisë së Shkodrës (Emrat)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

7:55

Aksident në aksin rrugor Maliq-Korçë, plagoset shoferi

7:11

Mbi 7 mijë rrënjë kanabis të zbuluara...

6:51

Britania paralajmëron Kosovën: Bllokada rrezikon mbështetjen ndërkombëtare

6:38

Bylykbashi e Tabaku takojnë gazetarët europianë

6:18

Koncerti italian në Marina Orikum, kantautori i...

6:16

Dita e 10-të e protestës, qytetarët nisin...

6:16

Europol godet rrjetin kriminal në Kosovë, sekuestrohen...

6:12

Kreu i IDF: Sulmi i fundit ndaj...

5:54

Helikopteri ushtarak amerikan rrëzohet pranë Ngushticës së...

5:51

Kërcënime, telefonata dhe “lojë rolesh”, Trump-Netanyahut: Më...

5:31

Ngjarje tronditëse në Çeki, nëna u hedh...

5:30

Zbulohet plantacion me kanabis në Velipojë, pezullohen...

5:11

E rëndë, 17-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht...

5:02

I dënuar me 15 vite burg për...

4:42

Rama: BE po na financon, deri në...

4:30

Debati për Zvërnecin, Rama i përgjigjet senatorit...

3:57

AKU forcon bashkëpunimin me autoritetet holandeze për...

3:46

“Kur unë erdha në qeveri nuk kishte...

3:39

“Nuk mund të vazhdojmë me turizmin masiv”,...

3:34

Foto/ Ky është 41-vjeçari që dyshohet se...

Më të klikuarat

  • “Nuk je shumë mirë, mos ofendo”, gjyshi “kritikon” Sarën, ka...
  • Dibër, furtuna dëmton 10 krerë gjedhë, po ktheheshin nga kul...
  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip 3 një javë par...
  • Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, arrestohet një i dyshuar...
  • Del teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, përjashtohet nga pro...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.