Bllokimi i rrugës shkaktoi sërish trafik. Udhetarë e shofere u ankuan për vonesat e krijuara.
Ndërsa një nga shoferët e kamionëve tha se duke mbetur pa punë po u krijohen probleme financiare.
Bllokimi i rrugës drejt guroreve vjen pas një përplasjeje të fortë mes qeverisë dhe këtyre bizneseve.
Këto të fundit fituan të drejtën e vijimit të punës nga gjykata.
Por qeveria tha se do ta vazhdonte betejën ligjore.
Madje ministri i mjedisit dhe tirizmit blendi klosi siguroi se shumë shpejt, mali i tomorrit do të jetë park kombëtar dhe një zonë e mbrojtur nga shteti.





