Presidenti amerikan, Donald Trump do të presë homologun e tij palestinez Mahmud Abas më 3 maj për të rifilluar përpjekjet për paqe me Izraelin, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.
“Kjo vizitë do të mundësojë rikonfirmimin e angazhimit të SHBA-së, si edhe të krerëve palestinezë, për të kërkuar dhe për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit”, deklaroi Sean Spicer, zëdhënës i ekzekutivit amerikan, gjatë një konference për shtyp.





