Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
09 June 2026
Vizion fokus

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Kam dhënë 9 vendime me vdekje,...

“Vendi juaj është mahnitës”, Rama zbulon bisedën me Ivanka...

Projekti në Zvërnec, Malaj në QUO VADIS: As unë,...

Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec, Malaj: Kanë...

Projekti në Zvërnec, Malaj: Investimi do t’i japë zhvillim...

Protesta në Shqipëri, Malaj: E njëjtë si ajo e...

Rama jep lajmin: Shumë shpejt do të sjellim në...

Pse gjithë ky interes nga mediet e huaja për...

“Patriotizmi nuk është tek sharjet ndaj meje”/ Rama: Kur...

Pse po protestohet? Stringa në Quo Vadis: Dy janë...

Rama: Ne shpallëm lumin e fundit të egër në Evropë, Park Kombëtar! Nuk jemi si ai që ju la peshqesh Bjeshkve 12 hidrocentrale

9 Qershor 20:51

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Parkun e Apolonisë, gjatë takimit me socialistët e Fierit, u ndal sërish te çështjet e mjedisit, për të cilat po protestohet në Shqipëri.

Rama tha se askush nuk mund të akuzojë PS-në për tradhti apo për shkelje të mjedisit, pasi është e vetmja forcë që gjënë e parë që bëri kur erdhi në pushtet ishte anulimi i hidrocentraleve.

Ndërkohë, Rama akuzoi drejtuesit e partive të vogla se po gënjejnë shqiptarët dhe po i faturojnë gabimet e bëra nga qeveria e shkuar, duke theksuar se ishte Berisha ai që tradhtoi shqiptarët, kur dha koncesione pa fund për hidrocentralet.

“Nuk mund të vish e të bësh atë teknikën: nuk ka negociata, largohu. Nëse je në protestë që mos të largohen flamingot, nuk mund të kërkosh të largohet qeveria, ky është minimumi etik. Të vish sot e t’i kërkosh hesap brutal një qeverie, një shumice qeverisëse, që e ka bërë Shqipërinë një vend që ka vendosur në mbrojtje lumin e fundit të egër të Evropës, është shpallur Park Kombëtar Vjosa, ku përfshihet edhe delta e Vjosës, e ku fjala Vjosa-Narta nuk ka fare punë me projektin, është guxim shumë i madh, guximi i atij që nuk ka turp.

Momenti që ti nuk ke turp para të vërtetës dhe je i gatshëm ta kthesh në gënjeshtër, e pastaj të kërkosh të kthesh përmbys nga e para vendin, është një gjë që mund ta bësh se jemi demokraci, por me Edi Ramën dhe PS nuk funksionon.

Kjo parti dhe kjo shumicë qeverisëse kanë refuzuar një numër të pafund koncesionesh të dhëna për të ndërtuar gjatë gjithë lumit të Vjosës hidrocentral pas hidrocentrali. Kjo parti është akoma sot në betejë ndërkombëtare me një maskara, i cili është kategoria e atyre nga të cilët duhet të ruhet Shqipëria, të cilit iu hapën dyert e Shqipërisë, iu dha Vjosa për të ndërtuar hidrocentral, iu dha e drejta për të importuar plehra në Shqipëri, iu hap rruga për t’u bërë këtu i zoti i shtëpisë.

Ju e keni dëgjuar që këta që dalin ju kanë çuar deri në Tiranë letra nën dyer që i humbi Shqipëria, i humbët ju 110 milionë euro për tekat e Ramës, se i fitoi ai në gjyqin ndërkombëtar. Po mirë, nëse unë do isha njeriu që shes vendin tim dhe do isha i rrethuar nga tradhtarë, çfarë problemi do kishim ne të thoshim që hidrocentralet janë koncesione, s’kemi çfarë bëjmë, nuk do t’u hyjmë gjyqeve?

Importin e plehrave e ka pranuar shteti shqiptar. Dymbëdhjetë hidrocentrale të dhëna nga ai i mos-o-zotshmi, që bjeshkët atje lart i dhanë jetën, e njerëzit e bjeshkëve dhanë jetën për të, nuk ua bëri as rrugën për të shkuar atje, e ai u la peshqesh 12 hidrocentrale.

Ishte kjo qeveri që i anuloi të gjitha hidrocentralet, përveç një a dy të tjerëve që nuk kishte çfarë t’u bënte, e këta Lapa-Qorrat ia hodhën në kurriz PS-së”, tha Rama.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
hidrocentrale rama Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Kam dhënë 9 vendime me vdekje, për këtë rast do e jepja sërish sot

më shumë...

“Vendi juaj është mahnitës”, Rama zbulon bisedën me Ivanka Trump dhe Kushnerin gjatë një darke në Jug

më shumë...

Projekti në Zvërnec, Malaj në QUO VADIS: As unë, as familja ime nuk kemi blerë prona

më shumë...

Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec, Malaj: Kanë kaluar 13 vjet, ishte në mesin e gjykimeve që kam bërë!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:56

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Kam dhënë 9 vendime...

10:56

“Vendi juaj është mahnitës”, Rama zbulon bisedën...

10:29

Projekti në Zvërnec, Malaj në QUO VADIS:...

10:24

Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec,...

10:13

Projekti në Zvërnec, Malaj: Investimi do t’i...

10:04

Protesta në Shqipëri, Malaj: E njëjtë si...

9:43

Rama jep lajmin: Shumë shpejt do të...

9:34

Pse gjithë ky interes nga mediet e...

9:23

“Patriotizmi nuk është tek sharjet ndaj meje”/...

9:13

Pse po protestohet? Stringa në Quo Vadis:...

9:02

“Më dashuron dhe mua si Fatosin, por...

8:59

“Kam gojë unë dhe për flamingot”, Rama:...

8:51

Rama: Ne shpallëm lumin e fundit të...

8:38

35 vjetori i PS, Rama nga Fieri:...

7:55

Aksident në aksin rrugor Maliq-Korçë, plagoset shoferi

7:11

Mbi 7 mijë rrënjë kanabis të zbuluara...

6:51

Britania paralajmëron Kosovën: Bllokada rrezikon mbështetjen ndërkombëtare

6:38

Bylykbashi e Tabaku takojnë gazetarët europianë

6:18

Koncerti italian në Marina Orikum, kantautori i...

6:16

Dita e 10-të e protestës, qytetarët nisin...

Më të klikuarat

  • “Nuk je shumë mirë, mos ofendo”, gjyshi “kritikon” Sarën, ka...
  • Dibër, furtuna dëmton 10 krerë gjedhë, po ktheheshin nga kul...
  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip 3 një javë par...
  • Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, arrestohet një i dyshuar...
  • Del teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, përjashtohet nga pro...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.