Një 42-vjeçar shqiptar, i dënuar me 15 vite burgim për trafikim të qenieve njerëzore, është arrestuar në Itali me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.
Sipas autoriteteve, 42-vjeçari Sefer Selimaj alias Ani Ibraliu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Tiranës, në vitin 2017, e kishte dënuar me 15 vjet burgim për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”.
Nga ky dënim, Selimajt i kanë mbetur për të vuajtur edhe 13 vjet, 10 muaj e 19 ditë burgim.
“Gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Wanted”, si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Romës, u arrestua në Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi Sefer Selimaj alias Ani Ibraliu, 42 vjeç.
Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, në vitin 2017, e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”. Nga dënimi, 42-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 13 vjet, 10 muaj dhe 19 ditë burgim.
Vijon bashkëpunimi me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 42-vjeçarit, në Shqipëri”, thuhet në njoftim.
/vizionplus.tv





