Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
09 June 2026
Vizion fokus

“Nuk mund të vazhdojmë me turizmin masiv”, Rama: Synojmë...

Rama: 90% e pemëve në Tiranë janë mbjellë nga...

“Edhe mua do më neveritej nëse kryeministri im shet...

BE transferon miliarda të tjera për Ukrainën

Protestat, Rama: Dikur vriteshin në bulevard, sot qytetarët protestojnë...

Deputetët kritikojnë INSTAT-in, nuk është realizuar censi i Bujqësisë,...

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian, projekt kombëtar”, Koçiu: Plani i...

Sulm me thikë në një shkollë në Britani, tre...

Rikthehet Mira Murati! Themeluejsa e ChatGPT zbulon projektin e...

Rama: Kapitali i huaj mbron mjedisin, të mohosh sipërmarrësit...

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, arrestohet një i dyshuar, një tjetër në kërkim (Roli i tyre)

9 Qershor 13:28

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe operacionale të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në drejtimin e Prokurorisë, pas kallëzimit të bërë më datë 05.06.2026 nga familjarët e shtetasit Eglant Koçi, 34 vjeç, për humbjen e kontakteve me të, është bërë i mundur identifikimi i shtetasit Armand Shakaj, 41 vjeç, i cili dyshohet se ka mbajtur peng 34-vjeçarin.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë është bërë e mundur gjetja e motomjetit të 34-vjeçarit, identifikimi dhe kontrolli i ambientit ku është futur 34-vjeçari, ambient nga i cili më pas ka dalë autori i dyshuar dhe mund të ketë marrë me vete, me automjet, 34-vjeçarin.

Është ushtruar kontroll i imtësishëm në ambientin e dyshuar, ku dyshohet se mbahej peng 34-vjeçari, si dhe në shumë ambiente të tjera dhe në terren, por deri tani nuk është bërë e mundur gjetja e 34-vjeçarit.

Po nga veprimet hetimore ka rezultuar gjithashtu se autori i dyshuar ka larguar motomjetin e 34-vjeçarit nga vendi ku ishte parkuar fillimisht.

Automjeti me të cilin dyshohet se është transportuar 34-vjeçari, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi Enea Zyferi, 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka ndihmuar 41-vjeçarin në këtë rast.

Shërbimet e Policisë po vijojnë intensivisht kërkimet për gjetjen e shtetasit Eglant Koçi.

Ndërkohë, po punohet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Duke qenë se hetimet janë në vijim, për të mos cenuar ecurinë e tyre, bëjmë me dije se në këtë fazë nuk mund të bëhen publike të gjitha rezultatet e hetimit.

Në vijim, do të jepet informacion më i plotë sipas ecurisë së hetimeve.

Posted Under:
Anash Kronike Vendi

Nga e njëjta kategori

“Nuk mund të vazhdojmë me turizmin masiv”, Rama: Synojmë turizmin luksoz, rrit ekonominë dhe mbron mjedisin

më shumë...

Foto/ Ky është 41-vjeçari që dyshohet se ka marr peng të riun në Tiranë

më shumë...

Rama: 90% e pemëve në Tiranë janë mbjellë nga mua kur isha kryetar bashkie

më shumë...

“Edhe mua do më neveritej nëse kryeministri im shet një ishull”, Rama: Nuk ndalojmë privatët të bëjnë marrëveshje midis tyre

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

3:39

“Nuk mund të vazhdojmë me turizmin masiv”,...

3:34

Foto/ Ky është 41-vjeçari që dyshohet se...

3:27

Rama: 90% e pemëve në Tiranë janë...

3:21

“Edhe mua do më neveritej nëse kryeministri...

3:08

BE transferon miliarda të tjera për Ukrainën

3:07

Protestat, Rama: Dikur vriteshin në bulevard, sot...

2:47

Deputetët kritikojnë INSTAT-in, nuk është realizuar censi...

2:41

Testimi në Gjuhë dhe Letërsi, teza publikohet...

2:35

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian, projekt kombëtar”, Koçiu:...

2:17

Sulm me thikë në një shkollë në...

2:11

Rikthehet Mira Murati! Themeluejsa e ChatGPT zbulon...

2:01

Rama: Kapitali i huaj mbron mjedisin, të...

1:59

SHBA: Bosnja s’mund ta shtyjë ndërprerjen e...

1:28

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, arrestohet një...

1:19

Tjetër aksident në Vlorë, makina përplaset me...

1:16

Sekuestrohen 5 mln euro pasuri në Vlorë,...

12:54

Zbulime të reja në Amanatia, arkeologët njxerrin...

12:49

Turistët gjermanë prej dy ditësh të zhdukur...

12:31

“Arsimi profesional është talent, jo ngushëllim për...

12:23

Pjesë e grupit kriminal të Laert Haxhiut,...

Më të klikuarat

  • “Nuk je shumë mirë, mos ofendo”, gjyshi “kritikon” Sarën, ka...
  • Dibër, furtuna dëmton 10 krerë gjedhë, po ktheheshin nga kul...
  • Lajmet e papritura do vendosin gjithçka! Horoskopi javor nga...
  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip 3 një javë par...
  • Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, arrestohet një i dyshuar...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.