Bashkimi Europian ka shpallur emrat e 33 ambasadorëve të rinj dhe 7 zëvendëskryetarëve të delegacioneve në mbarë botën, në një vendim të njoftuar nga Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.
Për Shqipërinë, është propozuar si ambasadore e re e BE-së portugezja Sofia Moreira De Sousa, e cila pritet të zëvendësojë Silvio Gonzaton.
Emërimi i saj do të bëhet zyrtar pasi të përfundojnë procedurat administrative të rotacionit diplomatik të Bashkimit Europian për vitin 2026.
Moreira De Sousa ka një karrierë të gjatë brenda institucioneve europiane. Aktualisht drejton përfaqësinë e Komisionit Europian në Portugali.





