Kushtet e vështira atmosferike kishin shkaktuar dëmtime serioze në shtatoren e Nënë Terezës, e vendosur prej vitesh në Qafë Thanë.
Për pasojë, ajo i është nënshtruar restaurimit i cili ka përfunduar, duke rikthyer shkëlqimin veprës monumentale.
Skulptori Vladimir Llakaj tha se ndërhyrja ishte e vështirë për shkak të përmasave dhe strukturës së shtatores.
Ndërkohë, ndërhyrjet restauruese po vijojnë edhe në disa buste të heronjve të Luftës së Dytë Botërore.





