Kripto ka hyrë edhe në tregun e real estate.
“Edhe pasuri të paluajtshme mund të blesh me kriptomoendha”, shprehet Shahin Dokusi, ekspert IT dhe njohës i tregut të kriptomonedhave.
Nga cash-i tek transaksionet bankare në ato me kripto. Në Shqipëri ka dhe individë që preferojnë të shesin pronat e tyre kundrejt monedhave digjitale, siç është dhe rasti ku janë listuar 2 prona në qytetin e Vlorës dhe Durrësit.
“Duke qënë se çmimet janë të larta dhe për çdo shitje normalisht do paguhet 15% tatim-fitimi, shitësit e shesin me një vlerë minimalë të vendosur nga shteti. Pra nëse unë dua të blej një shtëpi në zonën e Bllokut, kontratën do e bëj me vlerën minimale, pra nëse janë 10 metra kator me 2 mijë euro metri, i bie 20 mijë euro, megjithëse unë atë duhet ta blej 40 mijë euro. Teknikisht unë paguaj me cash ose kripto, siç kemi dhe ëebiste të regjistrimit për të huajt që pranojnë pagesa me kripto”, tregon në të tjera eksperti i tregut të kriptove
Me synimin tek të huajt si individët që janë më të tërhequr drejt pagesave digjitale, pritet që të ketë gjithmonë e më shumë prona në vend me mënyrë pagese kriptoje për të tërhequr sa më shumë blerës ku dhe qeveria po merr masat për të krijuar një kuadër ligjor më praktik për këtë kategori.
“Gjithë secili shikon që të paguajë sa më pak taksa dhe të fitojë sa më shumë dhe për sa kohë ka blerës që e pranojnë këtë gjë si mënyrë pagese do të jetë prezente. Unë njoh njerëz që edhe kur i kontaktojë janë të interesuar për të paguar me kripto”, shtoi Dokusi.
Numri i portofoleve të kriptovalutave në Shqipëri ka arritur në rrreth 100 mijë, ku në platforma të ndryshme po shiten dhe shumë produkte dhe shërbime që zgjedhin kripton si mënyrë pagese, duke filluar nga abonimet televizive pirate deri tek orat, kompjuterat por edhe automjetet.





