Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mirëpritur progresin drejt një marrëveshjeje midis SHBA-së dhe Iranit.
Von der Leyen ka theksuar se Iranit nuk duhet t’i lejohet të zhvillojë një armë bërthamore.
Më tej, presidentja e KE ka nënvizuar se Evropa do të ndihmojë në punën drejt një zgjidhjeje diplomatike të qëndrueshmë dhe në përmbajtjen e pasojave të luftës.
“Na duhet një marrëveshje që vërtet e çtensionon konfliktin, rihap Ngushticën e Hormuzit dhe garanton liri të plotë lundrimi pa pagesë. Iranit nuk duhet t’i lejohet të zhvillojë një armë bërthamore”, shkroi von der Leyen në X.
“Evropa do të ndihmojë në punën drejt një zgjidhjeje diplomatike të qëndrueshme dhe në përmbajtjen e pasojave të luftës”, tha von der Leyen





