Bayern-Real Madrid është ndeshja e ndeshjeve, sidomos kur vjen puna te një trofe si Liga e Kampionëve ku këto dy klube kanë shkruar historinë.
Luajnë gjigandët e Gjermanisë, 6 herë kampionë të Europës dhe Los Blankos rekordmenët e kontinentit, 15 herë fituesit e këtij turneu.
Ndeshja e parë në “Bernabeu” ishte një spektakël i jashtëzakonshëm, fituar nga bavarezët 2 me 1, të cilët u kthyen të fitonin një sfidë ndaj madrilenëve pas plot 14 vitesh në Champions.
Sonte është dueli i kthimit i cili për shkak të se do të garantojë skuadrën e kualifikuar në gjysmëfinale, pritet të jetë edhe më emocionues.
Realit i duhet një remontada në Alianz për të shkuar më tej, ndërsa Bajerni në letër është i favorizuar nga suksesi në takimin e parë, por edhe nga fakti që në 15 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet ka siguruar 13 fitore dhe 2 barazime. Për Vinsent Kompani rikthehet i gatshëm Serxh Gnabri, ndërsa mungesa më e madhe është talenti Lenan Karl.
Në krahun tjetër tekniku Arbelo nuk ka të gatshëm sulmuesin Rodrigo të dëmtar dhe Cuameni të pezulluar.
Madrilenët më shumë i shqetëson forma e treguar javët e fundit me shumë ulje dhe ngritje sidomos në kampionat, ku titulli është thuajse i pamundur tashmë. Ndaj Champions, që është shtëpia e tyre duket shpëtimi i madh i sezonit, ndonëse sonte iu duhet një mrekulli në Alianz.
Ndryshe Arbeloa mund t’i bëjë gati valixhet që sonte në rast dështimi. Supersfidën Bajern-Real keni mundësi ta ndiqni në Vizion Plus në orën 21:00. Ndërkohë në Londër Arsenali pret në shtëpi Sportingun e Lisbonës, ndeshje ku niset favorit jo vetëm për shkak të kualitetit, por edhe në sajë të suksesit 1 me 0 në Portugali në takimin e parë. Topçinjtë u tronditën në fundjavë në kampion ndaj “Bërnmuth” ndonëse janë ende në pozita të mira për të fituar edhe premier ligën.





