Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
09 June 2026
Vizion fokus

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Kam dhënë 9 vendime me vdekje,...

“Vendi juaj është mahnitës”, Rama zbulon bisedën me Ivanka...

Projekti në Zvërnec, Malaj në QUO VADIS: As unë,...

Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec, Malaj: Kanë...

Projekti në Zvërnec, Malaj: Investimi do t’i japë zhvillim...

Protesta në Shqipëri, Malaj: E njëjtë si ajo e...

Rama jep lajmin: Shumë shpejt do të sjellim në...

Pse gjithë ky interes nga mediet e huaja për...

“Patriotizmi nuk është tek sharjet ndaj meje”/ Rama: Kur...

Pse po protestohet? Stringa në Quo Vadis: Dy janë...

Një kafe me vitin e Pavarësisë, sipërmarrësi amerikan zgjedh vitin 1912 për emrin e lokalit: E dua Shqipërinë

28 Nëntor 15:04

Për herë të parë në Vlorë, një bar kafe që mban emrin “1912”, viti i Pavarësisë tonë kombëtare është hapur nga një shtetas amerikan.

Toni di Lorenzo këtë 113 vjetor të Pavarësisë, e kremton në barin e tij të vecantë. Ai  tregon se është shumë i dhënë pas historisë ndërsa për Shqipërinë ka mësuar duke parë materiale të ndryshme të shkruara si dhe video në internet.

Në Vlorë ai ka ardhur me bashkëshorten, pas një eksperience pune 5-vjeçare në Tajlandë.

“Kur erdhëm këtu, mbetëm të mahnitur: mikpritja, kultura, njerëzit, afërsia me gjithçka. Në Tajlandë shpesh ndiheshim të huaj, mbase nga pamja, dhe vinim re që njerëzit krijonin menjëherë distancë. Ndërsa këtu ndodhi e kundërta – që në momentin e parë u ndjemë si në shtëpinë tonë.

Në Vlorë mbërritëm pikërisht në ditën më të keqe të qytetit, më 4 tetor 2024, gjatë përmbytjeve. Qyteti ishte në kaos, me ujë, rrëmujë dhe njerëz që përpiqeshin të përballonin situatën. Megjithatë, edhe në atë moment të vështirë, vumë re diçka shumë të fortë: Vlonjatët kishin energji, solidaritet dhe një potencial të jashtëzakonshëm për mikpritje dhe zhvillim”, thotë ai.

Sipas di Lorenzos, prej tri javësh ata shërbejnë kafe në këtë bar të vogël ku klientët e parë  ishin të huaj. Ata janë befasuar me dekorimin e lokalit dhe fotot që gjenden aty.

“Unë u flas për Ismail Qemalin, Isa Boletinin dhe Luigj Gurakuqin, dhe për atë që ata kanë bërë për Shqipërinë. Ata habiten! Por, të them të drejtën, edhe shumë shqiptarë habiten me njohuritë e mia për historinë e tyre. Mua më pëlqen shumë historia dhe përpjekjet e shqiptarëve për liri dhe identitet. Dhe nuk ka vend më të mirë për të folur për historinë sesa në shoqërinë e një filxhani kafeje”, thotë ai.

Edhe bashkëshortja e biznesmenit, është e kënaqur me jetën  në Vlorë.

“Vlora është një qytet shumë i bukur. Njerëzit janë shumë të mirë dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar. Edhe pse shqipja ime është ende e dobët, ata përsëri duan të komunikojnë me mua, me aq anglisht sa dinë. Kjo më bën të ndihem e pranuar dhe e mirëpritur.

Jam futur edhe në kurs të gjuhës shqipe sepse dua ta mësoj. Planifikojmë të qëndrojmë gjatë këtu dhe dua të jem pjesë e komunitetit, të flas me njerëzit, të kuptoj më mirë kulturën dhe historinë. Për mua, kjo nuk është thjesht një ndalesë – është një shtëpi e re”, thotë bashkëshortja.

Çelja e barit 1912 në Vlorë nga dy shtetas amerikanë përkon me 113 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Kafe Pavarësi Vlore

Nga e njëjta kategori

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Kam dhënë 9 vendime me vdekje, për këtë rast do e jepja sërish sot

më shumë...

Projekti në Zvërnec, Malaj në QUO VADIS: As unë, as familja ime nuk kemi blerë prona

më shumë...

Projekti në Zvërnec, Malaj: Investimi do t’i japë zhvillim pozitiv Shqipërisë, ja ku gaboi qeveria

më shumë...

Protesta në Shqipëri, Malaj: E njëjtë si ajo e vitit ’90-të, duhet të krijohet parti, në të kundërt s’ka sukses

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:56

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Kam dhënë 9 vendime...

10:56

“Vendi juaj është mahnitës”, Rama zbulon bisedën...

10:29

Projekti në Zvërnec, Malaj në QUO VADIS:...

10:24

Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec,...

10:13

Projekti në Zvërnec, Malaj: Investimi do t’i...

10:04

Protesta në Shqipëri, Malaj: E njëjtë si...

9:43

Rama jep lajmin: Shumë shpejt do të...

9:34

Pse gjithë ky interes nga mediet e...

9:23

“Patriotizmi nuk është tek sharjet ndaj meje”/...

9:13

Pse po protestohet? Stringa në Quo Vadis:...

9:02

“Më dashuron dhe mua si Fatosin, por...

8:59

“Kam gojë unë dhe për flamingot”, Rama:...

8:51

Rama: Ne shpallëm lumin e fundit të...

8:38

35 vjetori i PS, Rama nga Fieri:...

7:55

Aksident në aksin rrugor Maliq-Korçë, plagoset shoferi

7:11

Mbi 7 mijë rrënjë kanabis të zbuluara...

6:51

Britania paralajmëron Kosovën: Bllokada rrezikon mbështetjen ndërkombëtare

6:38

Bylykbashi e Tabaku takojnë gazetarët europianë

6:18

Koncerti italian në Marina Orikum, kantautori i...

6:16

Dita e 10-të e protestës, qytetarët nisin...

Më të klikuarat

  • “Nuk je shumë mirë, mos ofendo”, gjyshi “kritikon” Sarën, ka...
  • Dibër, furtuna dëmton 10 krerë gjedhë, po ktheheshin nga kul...
  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip 3 një javë par...
  • Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, arrestohet një i dyshuar...
  • Del teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, përjashtohet nga pro...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.