Subscribe

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 93 raste pozitive.

Po ashtu,  janë shëruar 6 qytetarë të tjerë, duke e çuar në 1881 numrin e pacientëve që kanë fituar betejën me COVID që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1401 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 62 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 4 në Gjirokastër, nga 3 raste në Durrës, Pukë, nga 2 raste në Korçë, Mirditë, Tropojë, Malësi e Madhe, dhe nga 1 rast në Krujë, Fier, Lezhë, Kavajë, Rrogozhinë, Berat, Tepelenë.

Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.

“Situata në spitalin infektiv vijon te paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja.”

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   591

Durrës                   229

Shkodër                               178

Vlorë                     120

Lezhë                    68

Fier                                        42

Kukës                    41

Korçë                     34

Elbasan                                 33

Berat                     25

Gjirokastër          22

Dibër                     18

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *