Ambasadorja e SHBA, ai I BE dhe i Britanisë së Madhe dolen para mediave pasi ishin ngujuar për gati 9 orë në një takim kokë më kokë me katër përfaqësuesit e Këshillit Politik,për reformen zgjedhore.

Yuri Kim, kryediplomatja amerikane në Tiranë tha se kishin mbyllur një ditë pune të gjatë dhe të lodhshme ne rezidencen amerikane.

Kim tha se është bërë progres edhe pse ka qënë e vështirë për të gjitha palët.

Ambasadorja amerikane shtoi se baza e konsensusit duhet të jenë udhëzimet e OSBE-ODIHR dhe se nuk mund të dilet në kërkesa të tjera pa rënë dakort për këto pika.

Kim deklaroi se reforma zgjedhore është një kusht për anetaresimin në BE.

Ajo pohoi se gjithsesi është lënë një tjetër takim mes palëve ditën e mërkurë për të cuar më tej dialogun.

Në takimin me ambasadoret morën pjesë Gjiknuri, Bylykbashi, Vasili dhe Rudina Hajdari.

“Që të tre ne ambasadorët kemi shpenzuar 9 orë me anëtarë e këshillit politik. Ka qenë ditë e gjatë dhe e vështirë, por është bërë përparim. Kjo ka qenë e vështirë për të gjitha palët e përfshira. Të gjithëve i është kërkuar që të japin që Shqipëria të fitojë. Shqipëria, aleati dhe miku ynë është në një fazë kritike të historisë së saj. 25 marsi ishte një pikë kthese. Është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në Evropë.  Sikurse jeni në dijeni BE ka vendosur një sërë kushtesh, që Shqipëria të nisë negociatat për në BE, mes tyre është reforma zgjedhore që është në përputhje me rekomandimet e ODIHR. Qëllimi ynë sot dhe nesër, sepse do të ritakohemi përsëri nesër është që Shqipëria të përmbushë rekomandimet e ODIHR në mënyrë që Shqipëria të jetë anëtarë në BE. Nëse partitë do të arrijnë në konsensus për masa që shkojnë përtej rekomandimeve të ODHIR ne do të jemi dakord. Por nëse konsensusi për këto pika, të cilat ODIHR ka kërkuar nuk arrihet atëherë palët nuk duhet t’i vazhdojnë më këto kërkesa””, tha Yuri Kim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *