Një stuhi e jashtëzakonshme breshëri ka goditur Spanjën duke shkaktuar kaos në Madrid dhe disa qytete të tjera.

 

Fatmirësisht nuk janë raportuar persona të lënduar ndërsa dëmet materiale janë të pallogaritshme.

 

Sipas autoritetetve vendase, trafiku rrugor, ai ajror dhe metrotë janë paralizuar ndërsa reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar pëmbytje masive.

 

Në mediat sociale fotot dhe videot që tregojnë se si përmbytetn makinat dhe objekte të tjera, janë bërë virale. Në disa vende kokrrat e breshërit kanë patur një madhësi jo të zakonshme.

 

Shërbimi Meteorologjik i Spanjës bëri të ditur se rreth 9,000 vetëtima u regjistruan gjatë stuhisë e cila zgjati afërsisht 6 orë. Masat e paqëndrueshme ajrore parashikohet se do të lëvizin edhe në Europën Qendrore atë Lindore si dhe në disa shtete të Ballkanit.

 

Ndërkohë më në jug të vendit, banorët e qytetit të Malagës u bënë dëshmitarë të një tornadoje, që shkaktoi vetëm dëme materiale në pemë dhe linjat elektrike të zonës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *