Një shtetas italian, G. P., 87 vjeç, ka humbur jetën sot rreth orës 13:30, teksa po notonte në det në plazhin e Zvërnecit.
Sipas informacionit paraprak nga policia, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një arrest kardiak, ndërsa grupi hetimor dhe eksperti mjekoligjor po punojnë për përcaktimin përfundimtar të rrethanave të ngjarjes.
Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rastin.
/vizionplus.tv





