Rëndohet bilanci i shifrave të koronavirusit në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 846 raste të reja dhe 19 viktima. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të infektuarit janë zbuluar pas testimit të 2.308 personave.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 312 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 21.286 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 31 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *