Subscribe

Më shumë se 800 mijë shtetasve shqiptarë, përfshi edhe ata që jetojnë jashtë vendit, u ka skaduar afati i përdorimit të kartës së identitetit.

 

Për kreun e gjendjes civile, Bledar Doracaj shifra është tejet e lartë, ndaj ai  u ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojmë për letërnjoftimet e reja pasi rrezikojnë të mos votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

 

BLEDAR DORACAJ

KREU I GJENDJES CIVILE

“ID karta apo letërnjoftimi elektronik nuk është thjesht vetëm dokumenti me të cilin qytetari me 25 prill mund të shprehë bindjet e tij politike, por çelësi për të përfituar të gjitha shërbimet në institucionet publike dhe private. Gjithashtu kemi lehtësuar ndjeshëm procedurën e aplikimit. Mjaftojnë vetëm pak sekonda me dokumentin e vjetër biometrik, dhe kuponin e blerë pranë zyrës së Postës Shqiptare për t’u paraqitur dhe në pak ditë dokumenti vjen mbrapsht.”

 

Sipas Doracajt, po merren masa me qëllim pajisjen me ID edhe të emigrantëve.

 

“Tashmë qeveria shqiptare ka filluar ndërtimin e një database, nëpërmjet vetëdeklarimit të të gjithë shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Nuk e dimë sa nga ata që ju ka skaduar dokumenti biometrik jetojnë përtej territorit të Republikës së Shqipërisë.”

 

Deklaratat, kreu i gjendjes Civile i bëri nga Korça ku inspektoi zyrën e aplikimit të dokumenteve biometrike.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *