Presidenti Ilir Meta u ka bërë një tjetër thirrje qytetarëve që t’i bashkohen atij në marshimin e 8 dhjetorit.

 

Në një postim në Facebook, Meta me tone të ashpëra shprehet se ka ardhur koha që t’i jepet fund kësaj pakice politike që, sipas tij, po qeveris keq vendin duke eleminuar përfaqësimin e qytetarëve.

 

Duke risjellë në vëmendje referendumin e 22 nëntorit 1998, kreu I shtetit thekson se ka ardhur për një të dytë, ku qytetarët të vendosin sërish vetë dhe të mos jenë viktimë e partive politike dhe në mëshirën e tyre.

 

Sipas Metës, Shqipëria do të hyjë me çdo çmim në epokën e referendumeve, që partitë të jenë nën presionin e popullit.

 

“Të dashur qytetarë! Më 8 dhjetor ju pres në Qytetin Studenti në sheshin “Demokracia”! Le të nderojmë së bashku studentët e Dhjetorit, të cilët me guximin e tyre çelën një epokë të re për shqiptarët, atë të demokracisë që kjo pakicë politike e ka tradhtuar, duke shpopulluar vendin, duke eliminuar përfaqësimin e qytetarëve e duke kapur shtetin përmes dhunimit të Kushtetutës e ligjit. Mjaft me këtë pakicë politike që keq qeveris vendin e s’mban asnjë përgjegjësi! Referendumi është një e drejtë kushtetuese, që populli e vendosi vetë me Referendum më 22 Nëntor 1998. Shqipëria do të hyjë me çdo çmim në epokën e referendumeve, që partitë të jenë nën presionin e popullit, të interesit publik dhe kombëtar dhe jo si tani që populli të jetë viktimë e partive dhe në mëshirën e tyre. Të gjithë vetëm me flamuj kombëtar në Shesh më 8 Dhjetor! Shqipëria e Para!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *