Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka marrë pjesë në homazhet e mbajtura tek Monumenti i Partizanit të Panjohur në kuadër të 75-vjetorit të çlirimit të kryeqytetit nga ushtria naziste.

 

Në fjalën e mbajtur Braçe nuk i ka kursyer as mesazhet në drejtim të politikës shqiptare. Braçe teksa risolli në vëmendje historikun e bashkëpunimit të qeverive shqiptare me fashizmin, shtoi se dhe sot ka parti që punojnë për interesat personale, kundër aleatëve të Shqipërisë.

 

“Dua të përmend edhe njëherë se ka pasur qeveri që kanë bashkëpunuar me fashizmin në këtë vend. Këto qeveri të quajtura shqiptare që vareshin nga pushtuesi i shpallën luftë SHBA, Francës, Britanisë, etj. Sot ata po përsërisin veten. Sot për interesa partiake, dhe për pushtet, i shpallin sot luftë Francës, SHBA dhe gjithë perëndimit. Thjesht dhe vetëm se duan pushtet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *