75-Vjetori i Çlirimit të Atdheut e gjen Parkun Memorial të Varrezave të Dëshmorëve një vend më të denjë për të kryer vizitat dhe homazhet zyrtare dhe ato private në nderim të atyre që dhanë jetën për Shqipërinë!

 

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës, në kuadër të përgatitjeve për festimin e 75 – vjetorit të çlirimit, ka mundur të bëj disa ndërhyrje shumë të rëndësishme duke sjellë më shumë dinjitet në nderim të atyre që sakrifikuan jetën për Atdheun.

 

Me rindërtimin dhe rikonceptimin e godinës së shërbimit, për herë të parë vizitorët dhe turistët do të gjejnë tashmë një pikë informacioni dhe utilitare për Parkun.

 

Ndërsa ringritja e serrës së luleve është një tjetër investim, që do të mundësojë kurimin dhe zbukurimin e përhershëm të banesës së përjetshme të heronjve të LANÇ.

 

Krahas kujdesit që po tregohet në Varrezat e Dëshmorëve në kryeqytet, Bashkia e Tiranës po punon që edhe varrezat e ngjashme nëpër njësitë administrative të jenë gati për kujtimin e 75 – vjetorit të çlirimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *