Subscribe

Edhe pse një vend i vogël, për Robert Elsie, Shqipëria është një thesar, që do zbuluar si nga historitë njerëzore e historike, ashtu edhe nga ana gjuhësore. Të pamotivuar për të zbuluar më shumë në kulturën e tyre, ashtu siç i quan Elsie studentët shqiptarë, e kanë pritur në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, për një leksion mbi dialektologjinë, të folurit shqip. Në rrugëtimin e tij në trojet shqiptare është treguar i kujdesshëm që të regjistrojë gjithçka, të folmen e barinjve, e fermerëve, atë të nxënësve apo të edhe të intelektualëve. Ka mbërritur në Tiranë për të na prezantuar regjistrimet e tij që shënojnë 75 të folme të shqipes si nëndialekte të gegnishtes e toskërishtes. Albanologu që ka punuar për shqipen që prej fillimit të viteve ’90 në Shqipëri, sqaron se ka vënë re 46 nëndialekte që vijnë nga gegnishtja dhe 29 të tjera që lidhen me toskërishten. Studimi që shpejt do të publikohet së bashku me regjistrimet në adresën e tij elektronike është rezultati i kërkimeve të tij në Shqipëri, Kosovë e Malin e Zi dhe në shumë troje të tjera, ku ende ruhet shqipja.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *