Subscribe

Numri i rasteve të reja të zbuluara në 24 orët e fundit në vendin tonë me Covid-19, është pak a shumë në të njëjtat nivele sa u raportuan ditën e dielë.

Së fundmi janë bërë 459 testime për të dyshuar sit ë prekur me koronavirus, nga të cilët 71 kanë dal pozitiv. Një ditë më parë patëm 74 raste të reja.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Elbasan, 6 në Durrës, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, 4 në Kurbin, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Korçë, Shkodër, Përmet, dhe nga 1 rast në Delvinë, Vau Dejës, Bulqizë, Kamëz, Fier.

Ministria bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1702 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht janë pozitiv janë 1183 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ndërkonë në spitalin infektiv janë aktualisht të shtruar në spital 78 pacientë, prej të cilëve 9 në gjendje serioze në terapinë intensive, 2 prej tyre të intubuar në gjendje të rënde.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë institucioneve, subjekteve dhe gjithë popullatës të ndjekin rekomandimet  e autoriteteve shëndetësore duke respektuar distancimin fizik në 1.5 metër dhe nëse nuk respektohet distanca përdorimi i maskës është i detyrueshëm.Gjithashtu përdorni maskën në të gjitha ambientet e mbyllura, respektoni etiketen respiratore duke u kollitur dhe tështirë në këndin e brrylit. Të gjitha këto masa duhen të kombinohen me higjienën personale dhe kolektive.Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127, ben te ditur Ministria.

COVID-19 – Statistika (6 Korrik 2020)

Testime totale                   29260

Raste pozitive                     2964

Raste të shëruara            1702

Raste Aktive                       1183

Humbje jete                      79 (Qarku Tiranë 44, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   453

Durrës                  213

Shkodër               168

Vlorë                     116

Lezhë                    64

Fier                         48

Korçë                    31

Kukës                    25

Elbasan                 24

Berat         16

Gjirokastër          15

Dibër                     10

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *