Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas miratimit nga KE të paketës prej 70 milionë € për të lehtësuar aksesin e shpejtë të rajonit ndaj vaksinës anti COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Balla deklaroi se Bashkimi Evropian i ka kushtuar rajonit tonë një vëmendje të veçantë gjatë gjithë periudhës së pandemisë duke e përfshirë atë në iniciativa që i rezervoheshin shteteve anëtare.

Gjithashtu Balla shpreh falenderimet e tij ndaj KE lidhur me solidaritetin e treguar në luftë ndaj pandemisë globale.

“📌Mirënjohës ndaj Komisionit Evropian, i cili nëpërmjet miratimit të paketës prej 70 milion € nën Instrumentin e Para-Anëtarësimit (IPA II) lehtëson aksesin e shpejtë të rajonit tonë ndaj vaksinës anti COVID-19. Ashtu siç theksoidhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, Bashkimi Evropian🇪🇺 i ka kushtuar rajonit tonë një vëmendje të veçantë gjatë gjithë periudhës së pandemisë duke e përfshirë atë në iniciativa që i rezervoheshin shteteve anëtare. Falenderues për solidaritetin e treguar në luftë ndaj pandemisë globale. #strongertogether
🇪🇺🤝🇦🇱

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *