Subscribe

Blegtoria është në krizë dhe për pasojë, sasia e qumështit të prodhuar në vend po bie. Shifrat e INSTAT thonë se vitin e shkuar u prodhua 7 mijë ton më pak qumësht, krahasuar me vitin 2020.

 

Kjo vjen sepse blegtorët po reduktojnë numrin e lopëve, prej kostove të papërballueshme. Engjëll Polo është një fermer në Plug të Lushnjes që prej 28 vitesh merret me blegtorinë. Deri para pak vitesh, ai punonte me 30 krerë lopë dhe shiste qumësht me çmim të favorshëm, ndërsa sot e ka përgjysmuar numrin dhe qumështin e paktë që prodhon, nuk e nxjerr më në treg.

 

ENGJELL POLO

BLEGTOR

“Skema e këtyre është pikatore. 100 mijë lekë për lopë është dy javë ushqim. Këtu nuk subvencionohet kafsha në rritje. Jemi drejt mbylljes, deri në fund të vitit mendoj. Dikur prodhoja 2 kuintalë qumësht në ditë, por një kompani që mi merr me këto çmime…një kompani dikur më dha 100 lekë për litër qumësht në vitin 2019. Merrja rreth 4 milionë e gjysmë lekë unë si fermer. Tani prodhoj rreth 70-80 litër qumësht dhe të gjithë ua hedh viçave të mi, nuk shes. Nëse fermeri nuk e shet qumështin 1 mijë lekë të vjetra, është i falimentuar.

 

Donjaldo Hoxha nga Industria e Përpunimit të Qumështit thotë se kriza e blegtorëve po ndihet shumë sepse mungon qumështi si lëndë e parë.

 

DONJALDO HOXHA

INDUSTRIA E PERPUNIMIT TE QUMESHTIT

Mund të bëjmë një krahasim për të treguar sesa e vështirë është situata aktuale. Në këtë periudhë fabrikat gjithmonë punojnë me dy procese, një proces është garantimi i qumështit për konsum ditor dhe procesi i dytë është prodhimi i produkteve të staxhionuar që ruhen në treg dhe hidhen në treg pas disa muajsh. Aktualisht ka qumësht për të përballuar vetëm kërkesën ditore të tregut, por nuk kemi mundësi për të siguruar lëndë të parë edhe për stazhionim.”

 

Mesatarisht në vit, Shqipëria konsumon 16-17 mijë tonë qumësht, por në ditët kur prodhimi po bie, produkti vendas po zëvendësohet nga importi.

 

Sipas statistikave nga Doganat, në vendin tonë në 2021 u futën 16.250 tonë qumësht vetëm për përpunim, pa llogaritur qumështin e paketuar që shkon direkt nga importi në market.

 

Kjo sasi ka ardhur në rritje vit pas viti, dhe vendet kryesore nga të cilat importojmë janë Serbia dhe Italia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *