Shtatë qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e COVID gjatë 24 orëve të fundit. Pacientët që nuk e fituan dot betejën ishin nga Durrësi dhe Tirana, të moshave 57 deri në 86 vjeç.

 

Ndërkohë, nga 2841 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë me COVID, 502 qytetarë.

 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.

 

Sakaq, janë shëruar 611 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 184,247 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *