Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka folur lidhur me shpërthmin e tritolit në shtëpinë e vëllait të tij, Armand Duka.

 

Në një lidhje me Skype në studion e Vizion Plus, Duka tha se nuk e beson që kjo ngjarje të jetë dirigjuar nga qeveria apo kryebashkiaku Erion Veliaj.

 

“Është arrestuar një person. Nuk ka asnjë lloj motivi, ai vazhdon të thotë që nuk jam unë. Ka disa idiotësira që kunetërit e mi, vëllzërit Koka nuk na duan ne në një kohë kur ne shkojmë shumë mëire me njëri tjetrin. Jemi shumë në rregujl në të gjithë drejtimet. Fakti është se nuk besoj që kjo është dirigjuar nga qeveria apo Erion Veliaj, por klima me FSHF, mënyra e komunikimit nuk është një klimë pozitive”, tha Duka.

 

Më tej, ai theskoi se shpreson që kryeministri të marrë në dorë dhe zgjidhë këtë situatë.

 

“Shpresoj dhe besoj që kryeministri do zgjidhë situatën për të mirën e futbollit. Shpresoj e kam besim që do e marrë në dorë situatën kreministri. Këto mund të jenë inate personale, jo me mua, por me tim vëlla”, tha Duka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *