Për herë të parë që nga data 13 mars, numri I rasteve të reja me koronavirus në Itali në harkun kohor të 24 orëve ka rënë poshte shifrës 3 mijë.

Më konkretisht sipas buletinit zyrtare të autoriteteve italiae, këtë të martë kemi 2972 raste të reja, ose 181 më pak në raport me bilancin e ditës së hënë.

162mijë e 488 është shifra shtetasve të infektuar në Itali nga dita e parë kur  u shfaq Covid 19 në këtë vend e deri më tani.

Aktualisht janë të sëmurë 104 mijë e 291 persona, shumica e të cilave në vetëizolim në shtëpi, 28 mijë janë të shtruar në pavione me simptoma të lehta ndërsa 3186 janë në terapi intensive. 74 shtreter në terapi intensive dhe aparate oksigjeni janë liruar në raport me të dhënat e një dite më parë.

Ndërkohe numri I viktimave këtë të martë ka qënë 602. Kemi të bëjme me një rritje në raport me viktimat e dutës së hënë që ishin 566.

Totali I të vdekurve në Itali nga shkurti e deri më tani ka shkuar në 21 mijë e 67 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *