Këtë të hënë u shënua numri më i lartë i rasteve të reja, të regjistruara deri tani. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se mes 2.241 të testuarve, janë zbuluar 602 qytetarë pozitivë, duke e çuar totalin e të prekurve në 28.432.

 

Në anën tjetër, kanë humbur jetën tetë pacientë: një 48 vjeçare, një 71 vjeçar, 74 vjeçar, një 85 vjeçar nga Tirana, një 60 vjeçar nga Mirdita, një 60 vjeçar nga Kurbini, një 63 vjeçar nga Gramshi, një 71 vjeçar nga Durrësi. Gjithsej, numri i viktimave në Shqipëri ka shkuar në 631.

 

Sot u regjistrua edhe një numër i lartë të shëruarish, 564 të tillë, të cilët kanë plotësuar karantimin 14-ditor. Sakaq, pacientët që kanë nevojë për trajtim spitalor sa vijnë e shtohen. Në tre spitalet COVID janë të shtruar 406 qytetarë, nga të cilët 14 në terapi intensive dhe tre të intubuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *