Një qytetar ka tentuar të  mbytet mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.

Ngjarja është regjistruar në zonën e Ujit të Ftohtë.

Kalimtarët e rastit, të cilët e kanë parë duke u futur në det, kanë lajmëruar policinë e cila ka ardhur në kohë për të bërë të mundur nxjerrjen e tij nga deti.

Personi në momentin e mbërritjes së policisë ka qënë i zhytur në det është dashur ndërhyrja e efektivëve për të bërë të mundur shpëtimin e tij dhe më pas transportimin me urgjencë drejtë spitalit të Vlorës.

Burime nga spitali rajonal deklarojnë se personi në fjalë, rreth 60 vjeç, është jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *