6 humbje jete dhe 475 raste të reja. Ky është bilanci i koronavirusit në vendin tonë gjatë orëve të fundit.

 

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se rastet u konfirmuan pas afro 4 mijë testimeve, ndërsa Tirana, Durresi edhe Fieri kanë numrin më të lartë të të infektuarve.

 

Ndërsa viktimat ishin të moshave nga 55 deri në 99 vjeç.

 

Situata në spitalet COVID paraqitet e stabilizuar. Aktualisht po marrin mjekim 98 pacientë, nga të cilët 17 në gjendje më të rënduar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *