Shifrat e infektimeve në vend si pasojë e COVID-19 vijojnë të mbeten të larta. Gjatë 24 orëve të fundit, janë identifikuar 959 persona, ndërkohë mësohet se janë kryer 5106 testime në total.

 

Rastet pozitive kryesisht janë identifikuar në Tiranë, Shkodër, Durrës, Lushnje etj.

 

Nga ana tjetër, gjatë ditës së fundit janë shënuar 6 viktima. Viktimat i përkasin grupmoshave nga 49 deri në 84 vjeç.

 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 215 pacientë, nga të cilët 30 janë në gjendje më të rënduar.

 

Ndërsa në të gjithë vendin janë afro 13 mijë persona të infektuar gjithsej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *