Subscribe

Rindërtohet ura qe lidh fshatrat e malësisë së Kurbinit me Milotin, e cila u shemb nga përmbytjet para dy viteve.  Projekti kushtoi 9 milion lekë dhe ishte një investim i Ministrisë se Mbrojtjes përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Ministrja Kodheli tha se është nje ndërtim tepër i rëndësishëm, pasi iu mundëson këtyre zonave lëvizjen. Ndërkohe banoret i kanë kërkuar ministres Kodheli që të marrë parasysh edhe shtrimin e rrugës, e cila është tejet e amortizuar. Ura e sapo inauguruar, ishte shembur në nëntor të vitit 2014 gjatë përmbytjeve të asaj kohe, ku humbi jetën edhe një person. Që nga ajo kohë rreth 6 fshatra pothuajse kishin mbetur të izoluar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *