5 qytetarë kanë humbur jetën, ndërsa janë identifikuar 581 raste të reja pozitive me koronavirus, nga 3029 testime të kryera. Nuk e kanë fituar betejën me virusin 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Korça dhe 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54-80 vjeç.

 

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 177 raste në Tiranë, 37 raste në Vlorë, 28 raste në Elbasan, 26 raste në Durrës dhe Fier, 25 raste në Lushnje, 23 raste në Kavajë, 20 raste në Dibër, 19 raste në Shkodër, 16 raste në Krujë dhe Berat, 14 raste në Sarandë, 12 raste në Mat, 10 raste në Kamëz dhe Peqin, 9 raste në Kukës, 8 raste në Kurbin, Prrenjas, Gramsh, 7 raste në Mallakastër, Divjakë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Librazhd, Bulqizë, Shijak, Kuçovë, Libohovë, 4 raste në Korçë, Tropojë, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Belsh, 3 raste në Rrogozhinë, Delvinë, Vau i Dejës, Dropull, 2 raste në Tepelenë, Vorë, Patos, Poliçan, 1 rast në Mirditë, Përmet, Selenicë, Roskovec.”

 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,090 që nga fillimi i epidemisë.

 

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 276 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë 14899

Fier  1923

Shkodër   1384

Durrës  1429

Lezhë  1017

Vlorë   1030

Korçë    890

Elbasan  1032

Berat  832

Dibër  552

Gjirokastër 477

Kukës 391

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *