Subscribe

Të ardhurat e familjeve shqiptare po vijnë në rënie. Nga një vrojtim i bërë nga Banka e Shqipërisë për gjashtëmujorin e parë të vitit del se pjesa më e madhe e familjeve të pyetura, plot 52% e tyre, ia dalin ta mbyllin muajin me të ardhura minimale, që variojnë nga 17-50 mijë lekë.

 

Ndërsa për 31% të familjeve të pyetura, të ardhurat për një muaj shkojnë nga 50-100 mijë lekë. Në kontrast me të ardhurat, niveli i shpenzimeve mujore është në rritje. Vetëm për produktet a shërbimet e domosdoshme të jetesës, familjet po shpenzojnë shuma nga 50-100 mijë lekë në muaj.

 

Sipas Bankës së Shqipërisë, bilanci financiar i familjeve shqiptare po përkeqësohet për shkak të rritjes së çmimeve në vend dhe rritjes së shpenzimeve të jetesës, ndikuar nga lufta në Ukrainë. Në këto kushte, edhe qëllimi kryesor pse familjet shqiptare kanë marrë hua gjatë gjashtë muajve të parë të vitit është për konsum.

 

Madje, në 17% të rasteve, huatë janë në formën e mallit të papaguar, çka do të thotë se një pjesë e familjeve në vend blejnë akoma me listë në dyqane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *