Subscribe

Punonjësit e transportit urban dhe në atë ndërqytetas do të përfitojnë një pagë shtesë prej 26 mijë lekë nga qeveria. Duke qënë se ky sektor ishte I fundit që u hap pas masave kufizuese, qeveria do të mbështesë rreth 5100 punonjësit me pagën e luftës. Drejtoria e tatimeve që do të adminstrojë procesin thotë se punonjësit që kanë përfituar nga dy paketat e para nuk do të aplikojë ndërsa të tjerët janë të detyruar.

Do të meren për bazë listpagesat e muajit shkurt për punonjësit e këtij sektori do të përfitojë 5100 individë. 4600 prej tyre kanë përfituar nga paketat e para ndaj sdo të kenë nevojë për aplikim. Do të aplikojnë vetëm ata që skanë marrë më parë ndihmë. Mendojë s eprocesi dotë mbyllët mbrenda muajit gusht. thotë drejtorja e tatimeve Delinda Ibrahimaj

Por nga ky vendim nuk do të përfshihen taksitë apo punonjësit në transportin e mallrave. Por për të gjithe ata që ende kane ankesa për paketën numër 1 dhe 2 data 25 gusht do të jetë afati I fundit për aplikim.

Ne mendojmë se deri në datën 25 gusht do të pranojmë ankimimet e fundit për këto dy paketa. Dhe në fund të muajit do të kemi përgjigjet e fundit për këto ankimime. Më pas procesi konsiderohet I mbyllur- tha Ibrahimaj

Sipas të dhënave nga tatimet ngërci kryesor në ankimimet e mbetura pezull ka të bëjë me procedurat, për të cilat tatimet kanë i kërkuar bankave të nivelit të dytë të jenë më fleksibël. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *