Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në diskotekën “Pulse” të Koçanit, ku janë regjistruar 51 viktima dhe mbi 100 persona të lënduar. Situata është tepër dramatike, dhe familjarët, miqtë dhe të afërmit e viktimave janë mbledhur para spitaleve, duke pritur të marrin më shumë informacion. Mediat lokale raportojnë se të gjitha ekipet mjekësore janë mobilizuar për të ndihmuar dhe për t’i ofruar ndihmën e nevojshme të lënduarve.
Lexo edhe :
Related Posts
Familjet e të rinjve që ishin në diskotekë kanë shpërndarë foto të të afërmve dhe numrat e celularëve, për të ndihmuar në identifikimin e të lënduarve dhe për të siguruar informacione mbi gjendjen e tyre.
Ministri i Brendshëm, Pance Toshkovski, ka konfirmuar se zjarri ka shpërthyer rreth orës 2:30 të mëngjesit, pas aktivizimit të fishekzjarreve, dhe flakët kanë përfshirë tërësisht ambientet e diskotekës. Tragjedia ka tronditur komunitetin dhe ka shkaktuar dhimbje të thella për të gjithë ata që janë prekur nga ky incident.